Vazhdon eksodi te Kastrioti, një tjetër lojtar lë krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2019 | 15:42

Vazhdon eksodi te Kastrioti, një tjetër lojtar lë krutanët

Kastrioti po përjeton fluks të madh kërkesash për lojtarët e tij, kjo pas performancave të mira që bënë në Superiore sezonin që sapo u mbyll. Për vetë faktin e rënies në Kategorinë e Parë, shumë prej lojtarëve mund të shiten apo huazohen në skuadra të Superiores, në mënyrë që të mos “digjen” në Kategorinë e Parë.

dajan shehi

Krahas lojtarëve që janë me kontrata afatgjata, ka edhe nga ata futbollistë që u ka përfunduar kontrata me krutanët. I pari i larguar ishte mesfushori me tipare sulmuese, Arlind Kalaja, i cili u iku nga krutanët ende pa u mbyllur sezoni, që më pas u pasua edhe nga braziliani Roxher Xhunior, të cilit i përfundoi periudha e huazimit në Krujë.

Një tjetër lojtar, i cili ka përfunduar periudhën 1- vjeçare të huazimit dhe tashmë pritet të rikthehet te skuadra e tij që ka në pronësi kartonin është Dajan Shehi, qendërmbrojtësi që zhvilloi një sezon perfekt me krutanët, por në përballjen me Teutën u dëmtua duke thyer dorën dhe për pasojë mungoi në disa ndeshje të rëndësishme.

Në prononcimin e dhënë për gazetën, Shehi deklaron se sezoni i zhvilluar me Kastriotin do të mbesë gjatë në memorien e tij: “Kam kaluar një sezon mjaft të mirë te Kastrioti, sezon të cilin do ta kujtoj gjatë. Që nga stafi teknik, trajnerët dhe lojtarët do të mbesin gjatë në memorien time, pasi grup të tillë vështirë të gjesh, pavarësisht asaj që ndodhi. Tashmë që ka përfunduar kampionati dhe mua më ka përfunduar huazimi me Kastriotin, do të më duhet të shoh dhe të vendos nëse që të vazhdoj të qëndroj apo të lëviz në ndonjë skuadër tjetër të Superiores”, tha Shehi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"