Java e fundit e Kategorisë së Parë/ Ja çiftet dhe për çfarë luhet në mbyllje të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 8:34

Java e fundit e Kategorisë së Parë/ Ja çiftet dhe për çfarë luhet në mbyllje të sezonit

 

Në javën e fundit pritet që të përcaktohen çiftet e “play off”-it, ku Flamurtari është i sigurt si i treti, ndërsa Vora dhe Apolonia luftojnë për vendin e katërt. Në 90 minutat e fundit nuk do të mungojë lufta për mbijetesën direkt dhe kush do të jenë dy ekipet që do të përfundojnë në ndeshje shtesë.

kategoria-e-pare-1

Më të rrezikuar për të shkuar në “play out” janë Besa dhe Lushnja. Ishte menduar që Bylis-Elbasani do të vendoste titullin në javën e fundit, por duke ditur se pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 32-të diferenca shkoi në pesë pikë, i bie që dy ekipet të luajnë për të përmbushur kalendarin dhe verdheblutë të ngrenë trofeun. Pas përfundimit të javës së fundit, do të vijohet me ndeshjet e “play off”-it dhe ato të “play ou”t-it të kësaj kategorie.

SOT

KASTRIOTI-KORABI 16:00

TOMORI-LUSHNJA 16:00

BESA-FLAMURTARI 16:00

(Në Lushnjë)

BURRELI-APOLONIA 16:00

LUZI 2008-VORA 16:00

Nesër

BYLIS-ELBASANI 16:00

(Në “Elbasan Arena”)

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"