Mesfushori 18-vjeçar, Durion Hadaj: Tomori largohet me kokën lart, të mposhtim lushnjarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 8:43

Mesfushori 18-vjeçar, Durion Hadaj: Tomori largohet me kokën lart, të mposhtim lushnjarët

Java përmbyllëse e kampionatit vjen e zbehtë në Berat, si kurrë më parë, përsa i përket rivalitetit dy skuadrave fqinje, Tomori dhe Lushnja. Me këtë sfidë Tomori i jep lamtumirën Kategorisë së Parë, por nuk do të lë pas dore aktivizimin e të rinjve edhe në këtë 90 minutësh të fundit.

durion hadaj tomori

Në prag të këtij takimi mesfushori 18-vjeçar, Durion Hadaj, u shpreh: “Së pari dua të falënderoj stafin që më besoi aktivizimin si debutues në ndeshjen e fundit në Elbasan. Në sfidën e sotme ndaj Lushnjës do të jem në dispozicion të skuadrës për të justifikuar besimin e stafit. Për sa i përket objektivit, ne jemi të vendosur që të largohemi me kokën lart nga kampionati, duke kërkuar që të fitojmë ndaj Lushnjës.

Duam t’i bëjmë një mbyllje të mirë sezonit, kështu që e paralajmërojmë Lushnjën, që llogaritë e saj për qëndrimin në këtë kategori të mos i bëj vetëm duke u interesuar për ndeshjet e rivalëve të saj, por mbi të gjitha të na llogarisë edhe ne. Duam që t’i mundim në fushën tonë edhe për arsye të karakterit sportiv”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"