Urdhër në Spanjë/ Sadiku, Bare e Manaj bëjnë analizat e Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 10:23

Urdhër në Spanjë/ Sadiku, Bare e Manaj bëjnë analizat e Koronavirusit

La Liga e ka marrë seriozisht çështjen e koronavirusit dhe ka urdhëruar 42 ekipet profesioniste (Liga e parë dhe e dytë) që të kryejnë analizat për të gjithë futbollistët e tyre. Presidenti Havier Tebas ua ka komunikuar skuadrave këtë vendim dhe ato duhet ta zbatojnë patjetër.

Sadiku Manaj

Në këtë mënyrë lojtarët e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj (Barcelona e ka bërë testin më parë), Armando Sadiku dhe Keidi Bare (Malaga) duhet të bëjnë tamponin për të parë nëse janë prekur nga koronavirusi. Në fakt disa skuadra e kishin marrë vetë këtë vendim, ndërsa të tjera janë mjaftuar vetëm me karantinimin e futbollistëve.

Rezultatet do të dalin gjatë kësaj jave dhe ekziston rreziku qe numri i lojtarëve të prekur të rritet ndjeshëm. Valencia me 35% të skuadrës pozitive është ajo që shqetëson më shumë në këto momente. Nga ana tjetër Tebas është i bindur se sezoni futbollistik do të luhet deri në fund dhe La Liga nuk ka ndërmend të marrë masa ekstreme për anulimin apo pezullimin përfundimtar.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"