Ultraofensivë për kthesën, Skënderbeu ndryshon modulin para ndeshjes me Luzin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 10:47

Ultraofensivë për kthesën, Skënderbeu ndryshon modulin para ndeshjes me Luzin

Skënderbeu ndryshon “fytyrën” para Luzit. Korçarët në kërkim të pikëve pritet që të jenë ultraofensivë sot, duke i besuar gjithçka aspektit sulmues për të marrë tri pikët e para të sezonit.

SKENDERBEU

Krahasuar me tri javët e para kur Migen Memelli është treguar i kujdesshëm për të ruajtur balancat e ekipit, këtë herë do të besojë te një ekip tërësisht sulmues.

Për të qenë diktues në kampionat, duhet të gjejnë kthesën e madhe. Nisur nga kjo, stafi teknik ka vendosur që edhe rreshtimi të lëvizë. Nga 4-3-3 do të luajnë me 4-3-1-2.

Në kushte të tilla, stafi teknik ka vendosur që t’u besojë majën e sulmit dy afrikanëve që duket se kanë ardhur në formën e kërkuar.

Temitope dhe Abubakar pritet të jenë së bashku. Në majë të sulmit në mbështetje të tyre do të jetë shkodrani Belajdi Pusi që po kalon momente të mira.

Pas këtij tredhëmbëshi do të jenë Liço nga njëra anë dhe Pecani në anën tjetër, që shquhen për aspektin ofensiv në tiparet e lojës. Alii do të zbresë më poshtë në mesfushë në pozicionin e ekranit për të kompletuar këtë repart.

Në prapavijë kapiteni Zguro në të majtë do të mbështetet nga Frashëri në të djathtë dhe dyshja Rapa dhe Prençi në qendër me Becin që është në balotazh për një fanellë titullari me gjirokastritin e Skënderbeut.

Porta duket e sigurt me Ruçin dhe ekipin që do të kërkojë tri pikët e para në këtë sezon për sa i përket kampionatit.

SKE (1)

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"