Ultimatumi i Likës: Të hakmerremi ndaj Teutës, shpërthejmë në fazën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 21:21

Ultimatumi i Likës: Të hakmerremi ndaj Teutës, shpërthejmë në fazën e dytë

Vetëm një fitore në nëntë javë të luaj tura janë shumë pak për një ekip si Vllaznia që kërkon të shmangë përsëritjen e sezonit të kaluar. Kapiteni i ekipit shkodran, Gilman Lika, ka besim se me skuadrën e Teutës do të vijë kthesa e madhe. Mesfushori i bën apel ekipit që të japë maksimumin për të dalë nga kriza, në të cilën është futur.

lushnja vllaznia sefa lika jorgji

“Ndeshjet me Teutën kanë qenë gjithmonë të vështira. Në Durrës, por edhe në Shkodër e kemi pasur të vështirë me këtë skuadër. Ne duhet të që harrojmë humbjen dhe lojën e fazës së parë, pasi gjërat kanë ndryshuar. Në ballafaqimet e fundit me Teutën nuk kemi pasur kujtime të mira, por do të shkojmë për t’u hakmarrë për humbjen e pë- suar në fillim. Na duhet medoemos fitorja, në mënyrë që të kalojmë situatën e vështirë në të cilën ndodhemi. Nuk do të shkojmë për një pikë, por për maksimumin”, tha Lika. Ai mendon se marrja e një rezultati pozitiv do ta rriste ekipin psikologjikisht.

PUSHIMI- Vllaznia dhe Lushnja nuk luajtën në mesjavë dhe Lika e ka konsideruar këtë gjë si kohë për të zhvilluar një minifazë përgatitore. “Jemi rritur shumë në të gjitha aspektet dhe kjo duhet të pasqyrohet në fushën e lojës. Çdo ndërprerje e kampionatit u shërben ekipeve për t’u përgatitur më së miri. Ne e kishim të nevojshme diçka të tillë dhe shpresoj që të japim përgjigjen e duhur në fush- ën e lojës. Fizikisht jemi shumë mirë dhe tani duhet të shkëlqejmë në fushë”, vazhdoi më tej mesfushori i Vllaznisë.

vllaznia

E ARDHMJA- Nuk është koha për të bërë parashikime dhe Gilman Lika e di shumë mirë këtë. Ai thotë se mendja është vetëm te Teuta. “Po mendojmë vetëm për ndeshjen me Teutën. Na nevojiten pikët dhe pastaj të shohim përpara. Besoj se në këtë fazë mund të marrim pikë më shumë sepse kemi ndeshje në shtëpinë tonë. Duhet t’i shfrytëzojmë. Jo vetëm në ndeshjet e fundit, por edhe më përpara nuk është se nuk kemi demonstruar lojë të mirë, por na kanë munguar rezultatet. Shpresojmë se tashmë në këtë fazë të shpërblehemi me pikët e duhura, që për ne janë shumë të nevojshme. Jam optimist se do të startojmë mirë këtë fazë dhe do ta mbyllim po mirë”, përfundoi Lika.

STËRVITJA- Ernest Gjoka nuk e ka ndalur punën me skuadrën e tij. Ai është duke bërë nga dy seanca stërvitore në ditë që kuqeblutë të jenë në formë për ndeshjen e ardhshme. E para ka qenë në palestër, ndërsa e dyta, në fushën stërvitore në Golem. Me sa duket, deri në momentin e fundit, ai pritet të rrisë në maksimum gjendjen fizike të lojtarëve të tij.

Nga sa është parë në seancën stërvitore të fundit, sa i përket formacionit, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, por kjo gjë nuk përjashtohet në momentet e fundit. Trajneri ende ka pikëpyetje në lidhje me mesfushorët që do të zbresë në fushën e lojës. Bardulla rikthehet i gatshëm për ndeshjen me Teutën dhe me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Gjoka ka kohë deri ditën e sotme për të vendosur 11-en që do të zbresë në fushë.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"