UEFA vlerëson gjyqtarët shqiptarë, iu beson sfidën e grupeve të Europa Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 9:22

UEFA vlerëson gjyqtarët shqiptarë, iu beson sfidën e grupeve të Europa Ligës

UEFA vazhdon të mbështesë maksimalisht gjyqtarët shqiptarë, teksa së fundmi i ka besuar një ndeshje të grupeve të Ligës së Europës, katërshës nga Shqipëria.

ridigert-cokaj-rejdi-avdo-enea-jorgji

Bëhet fjalë për përballjen që do të zhvillohen në Holandë mes AZ Alkmarit dhe Astanës. Në këtë sfidë do të vendosë drejtësi kryesori Enea Jorgji, teksa ndihmësa të tij do të jenë asistentët Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj. Gjyqtar i katërt do të jetë Kridens Meta.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për Grupin L të Europa Leagues, teksa në këtë grup bëjnë pjesë edhe Partizani i Beogradit dhe Mançester Junajtid. Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët shqiptarë vendosin drejtësi në sfidat e grupeve të Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"