UEFA lejoi Vardarin të luajë në Shkup, por Shkëndija mbetet në Strumicë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 20:19

UEFA lejoi Vardarin të luajë në Shkup, por Shkëndija mbetet në Strumicë

UEFA ka publikuar sot axhendën e dy ndeshjeve të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës mes lituanezëve të Trakait dhe Shkëndijës së Tetovës.

shkendija strumica

Ndeshja e parë do të luhet në Lituani më datë 27 korrik në stadiumin 5 mijë vendësh “LFF” të kryeqytetit Vilnius. Ky takim do të fillojë në orën 18:30.

stadiumi strumice

Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet më datë 3 gusht. Orari i këtij takimi nuk është përcaktuar ende, por ajo që bën përshtypje është fakti se Shkëndija do ta presë Trakain në Strumicë. Prej mosplotësimit të kushteve nga ky stadium, UEFA pranoi që Vardari ta luajë ndeshjen pritëse të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve në Shkup, por i njëjti standard nuk u aplikua edhe për kuqezinjtë e Tetovës.

Stadiumi-i-Strumices-3

Një vendim i tillë lidhet me zhvillimin e Superkupës së Europës më datë 8 gusht në Shkup, ndaj dhe stadiumi kombëtar “Filipi i Dytë” po ruhet që të jetë në kushte sa më perfektë për të pritur Realin e Madridit dhe Mançester Junajtidin.

shkup

Megjithatë UEFA nuk tregohet gjithnjë kaq tolerante në lidhje me stadiumet që nuk plotësojnë kushtet e kërkuara. Edhe Skënderbeu luan paralel me Shkëndijën në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës, por korçarët nuk janë lejuar ta zhvillojnë ndeshjen pritëse ndaj Mllada Boleslavit në Korçë. Ata do të detyrohen të luajnë në “Elbasan Arena”.

elbasan arena skenderbeu lokomotiva

Të thuash që stadiumi i Strumicës plotëson më shumë kushte se stadiumi “Skënderbeu” është e pamundur, por për interesa madhore të UEFA-s, siç është ndeshja e Superkupës së Europës, mund të shkelen edhe rregullat të cilat duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Stadiumi Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"