U shpall kampion me Tiranën, futbollisti 23-vjeçar transferohet te… Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 22:47

U shpall kampion me Tiranën, futbollisti 23-vjeçar transferohet te… Laçi

Ish-futbollisti i Tiranës, Eldis Kraja, ka vendosur të rikthehet në futbollin shqiptar, pas aventurave në kampionatin qipriot dhe atë kroat. 23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Medjimurjes, teksa ka firmosur për Laçin e Mirel Josës.  

Eldis Kraja

Kraja, i rritur në akademinë e Vllaznisë, prej tre vitesh ishte pjesë e Tiranës me të cilën luajti pak minuta, por arriti të festonte një titull kampion me bardheblutë, atë të sezonit 2019/2020. 

Eldis Kraja 1

Gjithashtu Kraja në vitin 2021 ka qenë pjesë e Kombëtares U21 ku në datën 8 qershor, ka bërë debutimin me fanellën kuqezi.  

Kraja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"