U rikthye te goli, Manaj: Dua stadiumin plot, veten time nuk e gjykoj nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2019 | 21:38

U rikthye te goli, Manaj: Dua stadiumin plot, veten time nuk e gjykoj nga…

Rei Manaj u rikthye sërish te goli, mbasditen e sotme në ndeshjen, që luajti ekipi i tij Albasete ndaj Rajo Majadahondës.

ManajSulmuesi i kombëtares shqiptare, shënoi në minutën e 5-të të lojës dhe i hapi rrugën skuadrës së tij, për fitoren në transfertë, me rezultatin 2-3.

Menjëherë pas ndeshjes për mediat spanjolle, sulmuesi lushnjar është shprehur i kënaqur dhe ka bërë thirrje, që tifozët të mbushin shkallët e stadiumit.

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen edhe për faktin që shënova, por mbi të gjitha për fitoren. Kemi pasur një rënie në pjesën e dytë dhe kjo është normale. Kundërshtari ishte shumë i mirë dhe kemi bërë një përpjekje të madhe. Tani duhet të mendojmë për të hënën tjetër dhe vendin e dytë”, ka thënë Manaj.

Më tej ai ka shtuar: “Megjithë respektin për kundërshtarët, Albasete e meriton të ngjitet në të parën. Të hënë ne duam një stadium të tejmbushur, i cili do të këndoj nga minuta e parë deri në të fundit. Veten time nuk e gjykoj vetëm prej statistikave edhe pse janë gjëra që ndodhin në futboll”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"