U ndalua t’i jepte lamtumirën kampionit të botës, ish-e dashura e Maradonës akuzon: Sigurimi dhe ish-gruaja e tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 21:11

U ndalua t’i jepte lamtumirën kampionit të botës, ish-e dashura e Maradonës akuzon: Sigurimi dhe ish-gruaja e tij…

Rosio Olivia e cila ishte ish e dashura e Diego Armando Maradonas, nuk u la të futej në homazhet e këtij të fundit në Pallatin Mbretëror në Buenos Aires të Argjentinës.

ROSIO 1

Sipas mediave argjentinase, ish-gruaja e Maradonës Klaudia Vilafane u pa të hynte në Pallatin Mbretëror me dy vajzat e saj Dalma dhe Janina.

Më tej ish- e dashura e kampionit të botës shton se sigurimi dhe Klaudia nuk e lejuan të futej ti jepte lamtumirën e fundit Maradonës:

ROSIO 2

“Sigurimi dhe Klaudia nuk dëshiruan që unë të hyj brenda.”, përfundon Olivia që ishte e dashura e “El Pibe de Oro” për 6 vite dhe u ndanë në vitin 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"