U mposht 3-0 nga Flamurtari, shpërthen trajneri i Tomorit: Humbje e turpshme, nuk ishte lojë kjo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 15:09

U mposht 3-0 nga Flamurtari, shpërthen trajneri i Tomorit: Humbje e turpshme, nuk ishte lojë kjo…

Bledar Sinella e cilëson të turpshme humbjen përballë Flamurtarit. Trajneri i Tomorit shfaqi rezerva për lojën, gjatë deklaratës së dhënë për gazetën pas ndeshjes.

Sinella Tomori

“Në radhë të parë, i uroj shërim të shpejtë trajnerit Dritan Resuli. Një bravo e madhe për Flamurtarin dhe një humbje e turpshme për ne.

Nuk është problem rezultati, por mënyra se si i pësuam ata gola dhe si luajtëm. Jam i habitur nga loja e skuadrës sime, në qoftë se do ta quanim lojë atë që u zhvillua.

Lojtarë me eksperiencë, të cilët kanë vite që luajnë në Kategorinë e Parë dhe kanë prekur Superioren, nuk ia dolën përballë një skuadre të re… Është jo vetëm e dhimbshme si humbje, por edhe si lojë”, u shpreh tekniku kavajas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"