U largua nga Kastrioti, Samuel Nikaj zyrtarizohet trajner në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 22:37

U largua nga Kastrioti, Samuel Nikaj zyrtarizohet trajner në Kosovë

Pasi ngjiti Kastriotin në Superiore, trajneri Samuel Nikaj nuk vazhdoi më me projektin e krutanëve në elitën e futbollit shqiptar, dhe ishte në kërkim të një klubi për sezonin e ardhshëm.

nikaj vushtria

Por, ditën e sotme, trajneri Nikaj është zyrtarizuar trajner i ekipit të Vushtrrisë në Kosovë. “Me Nikajn trajner, Vushtrria synon Superligën sezonin e ardhshëm” shkruhet në postimin e klubit në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"