U largua nga Barcelona pas gjysmë sezoni, ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 15:48

U largua nga Barcelona pas gjysmë sezoni, ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët

Kevin Princ Boateng, zhvilloi nje gjysmë-sezon shumë të mirë me Sasuolon, dhe kjo bëri që në janar ai të transferohej në Spanjë tek Barcelona, në formën e huazimit.boateng.barcellona.sguardo.perso.2018.191.750x450

Pas transferimit tek katalanasit në merkaton e janarit, 32-vjeçari zhvilloi vetëm 4 ndeshje, duke i ndjekur  të gjitha ndeshjet e tjera nga stoli. Pas 6-muajve me spanjollët, ganezi do të kthehet sërish në Itali, tek Sasuolo. Ditën e sotme ai në një postim në rrjetet sociale, ka falenderuar tifozët, dhe është shprehur se kjo ishte një nga përvojat më emocionuese : “Sot përfundon një nga përvojat më emocionuese të karrierës sime. Falënderoj çdo person që e bëri këtë të mundur. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë, kampionë dhe njerëz të mëdhenj. Falenderoj të gjithë drejtuesit, të disponueshëm dhe gjithmonë të pranishëm. Një mendim i veçantë i shkon të gjithë tifozëve, unë gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time. Doja të jepja diçka më shumë, por bëra më të mirën në çdo minutë të stërvitjes dhe ndeshjes që më është dhënë për të nderuar këtë fanelle fantastike  dhe me vlera shumë të mëdha.” –mbylli shkrimin e tij sulmuesi.BOATENG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"