U cilësua si prurje e madhe e Kosovës, mësohet arsyeja pse Shaland e la në stol bomberin Selmani për 3 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 18:49

U cilësua si prurje e madhe e Kosovës, mësohet arsyeja pse Shaland e la në stol bomberin Selmani për 3 ndeshje

 Sulmuesi Astrit Selmani ishte një prej prurjeve më të mëdha të Kosovës për këto ndeshje eliminatore, por trajneri Shaland nuk e aktivizoi asnjë minutë sulmuesi duke e lënë në stol në 3 sfida.

selmani

Tifozët u irrituan shumë pasi Selmani cilësohet si prurje e dobishme për Kosovën, pasi këtë e tregon dhe forma e tij në kampionatin suedez me skuadrën e Hamarbit ku në 23 ndeshje, 24-vjeçari ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste.

Megjithatë, pas kësaj fshihet një e vërtetë që është zbuluar nga gazeta kosovare ‘Telegrafi’. Sipas gazetës në fjalë, arsyeja e vërtetë që Selmani nuk ka debutuar me Kosovën është një dëshmi penaliteti që duhet të vijë nga Suedia aty ky sulmuesi ka lindur.

Delegatët e FIFA-s kanë ‘kërcënuar’ trajnerin Shaland se nëse do të aktivizonte sulmuesin qoftë edhe një minutë, do të humbisnin ndeshjen në tavolinë 3-0.

Nisur nga kjo, Shaland ka qenë i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera, teksa sulmuesi 24-vjeçar pritet të bëjë debutimin e tij në ndeshjet e tetorit me Kosovën, pasi për ironi të fatit dokumenti i munguar ka mbërritur sot në federatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"