U-17, zbardhet lista për sfidat eliminatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2015 | 12:04

U-17, zbardhet lista për sfidat eliminatore

u17Trajneri i Kombëtares U-17, Xhemal Mustadanagiç, ka zbardhur dje listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për tri ndeshjet eliminatore kundër Zvicrës, Holandës dhe Uellsit, që do të zhvillohen nga data 22 deri më 27 tetor.

Kuqezinjtë e vegjël janë duke vazhduar përgatitjet në resortin “Tropikal”. Skuadra do të udhëtojë drejt Uellsit të mërkurën. “Është aktiviteti më madhor i vitit dhe sigurisht po përgatitemi për të qenë sa më mirë ditët e ndeshjeve. Jam i kënaqur nga gjendja e skuadrës dhe pres nga djemtë të japin më të mirën e tyre në këto tri ndeshje.

Sigurisht, kundërshtarët janë skuadra mjaft të mira, por ne do të shkojmë atje për të bërë lojën tonë”, deklaroi dje për faqen zyrtare të FSHF-së trajneri Mustadanagiç. Ndërkohë, ndeshja e parë e kuqezinjve të vegjël luhet më 22 tetor, ora 16:00 kundër Zvicrës. Takimi i dytë do të zhvillohet më 24 tetor, ora 12:00 ndaj Holandës, ndërsa i treti më 27 tetor ora 12:00 me Uellsin.

LOJTARËT E GRUMBULLUAR
Everest Braçe (Skënderbeu)
Marash Kumbulla (Hellas Verona)
Arlind Demaj (Fiorentina)
Anio Poçi (Aris)
Sokol Ymeraj (Apolonia)
Stefan Abara (Olimpiakos)
Vangjel Gjerko (Skënderbeu)
Geron Toçka (Aris)
Klajdi Burba (Viking)
Frenci Qeros (Inter)
Kristi Kullaj (Uaregem)
Bruno Puja (Besa)
Amer Duka (Teuta)
Aleksandero Miçani (Tuluzë)
Rezart Rama (Olimpiakos)
Flavio Dylgjeri (Dinamo)
Elvi Berisha (Tirana)
Lirim Kastrati (Roma)
Ismet Sinani (Milano)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"