U-17: Ngec Vllaznia, blof i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2013 | 13:03

U-17: Ngec Vllaznia, blof i Shkëndijës

Hap fals i shkodranëve
VLLAZNIA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 1-1
GOLAT: Myftia 25’/ Çurbja 79′
VLLAZNIA: Sherri, Jakaj (Hoti 65′), Tahiraga, Krymi, Ujkaj (Lushaj 60′), Shkambi, Myftia, Beci, Çinari, Ahmeti (Raboshta 70′), Balaj. Trajner: E.Çaku
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Llaha, Deliallisi, Behari, Tole, Lika, Vishkulli, Metra, Henza (Çurbja 62′), Shytermeja. Trajner: A.Domi
GJYQTARË: E.Hamiti, E.Muça, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia është ndalur më në fund në Shkodër, por vetëm në një barazim me Shkëndijën e Durrësit. Kampionët në fuqi të të rinjve dhe kryesuesit aktualë të Superiores nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1. Edhe pse kanë shënuar të parët me anë të Myftisë, në fund të takimit miqtë nga Durrësi kanë barazuar. Çyrbja ka shënuar për Shkëndijën, duke i dhënë një pikë ekipit të tij.
Admir Uruçi

Në Durrës s’ka fitues
TEUTA – FLAMURTARI 0-0
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Myrtellari, Basha, Përlleshi, Myrtezani, Taollai, Bardhi, Hyka, T.Qehajaj.(U aktivizuan: Hoxha, Bashhysa, Prifti). Trajner: L.Sejdini
FLAMURTARI: Rrapaj, Hoxhaj, Gjinaj, Bani, Velo, Delija, Koçani, Llambro, Livani, Veizi, Aliaj. (U aktivizuan: Dhrami, Dule, Selami). Trajner: D.Sadedini
GJYQTARË: L.Haxhiu, D.Tomorri, A.Subashi (Tiranë)

Teuta dhe Flamurtari nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi pa gola në javën e 21-të të kampionatit të paratërinjëve. Edhe pse nuk munguan rastet për të kaluar në avantazh, ekipet gabuan përpara portës. Në 40-minutëshin e dytë skuadrat interpretojnë të njëjtën mënyrë loje, si në fraksionin e parë: mbrohen fort dhe kundërsulmojnë. Kjo nuk solli ndryshime.
Roland Gjini

Një barazim që kushton
SHKËNDIJA E TIRANËS – ELBASANI 0-0
GOLAT: S’ka
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Kadriu, V.Mema, Teqja, Lila, Kalaja (Brahimllari 67′), K.Mema, Agolli, Trebicka, Ivani, Lokaj (Biduli 57′). Trajner: L.Pinari
ELBASANI: Kalemani, Shehi, Suvaria, Bërdufi, Kasa, A.Mema, Dila, Gorica, Hida (Panganika 76′), Stojku (Meku 46′), Topuzi. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: E.Hamiti, N.Bilbili, E.Gjoka (Lezhë)
KARTONA TË VERDHË: Kalaja 56’/ A.Mema 61′, Stojku 75′, Bërdufi 75′, Meku 77′

Shkëndija e Tiranës dhe Elbasani për paratërinjtë kanë dhuruar një ndeshje mjaft të qetë, pa emocione, edhe pse me një epërsi të lehtë nga ana e vendësve. Skuadra e trajnerit Pinari nuk ka përfituar nga hapi fals i kryesuesve të Vllaznisë. Reparti që nuk ka funksionuar për Shkëndijën ka qenë. Ndryshe ka ndodhur te miqtë nga Elbasani, që kanë zotëruar mjaft mirë këtë sektor.
Abdulla Dushku

Gjançi nderon korçarët
SKËNDERBEU – LAÇI 2-1
GOLAT: Vila 32′, Gjançi 78’/ Trungushi 53′
SKËNDERBEU: Harti, Hoxhaj, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Shabanllari, Gjançi, Kote, Vila, Stermolli, Xheti. (U aktivizuan: Tona, Osmani, Fejzolli). Trajner: B.Vila
LAÇI: Hoxhaj, Kalthi, K.Mërdhoqi, Dedgjonaj, Tona, Lepuri, Bardhi, Trungushi, Pjetri, Jushi, Ndoka. (U aktivizuan P.Mërdhoqi, Bushpepa). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: V.Tola, K.Jashollari, A.Doce (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Stermolli 75’/ Trungushi 53′, Mërdhoqi 66′

Skënderbeu ka fituar në fushën e vet përballë Laçit me rezultatin 2-1. Ekipi korçar është treguar më kërkues në fushën e lojës për të marrë tri pikët. Në minutën e 32-të është Vila që shënon golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, Laçi reagon shpejt dhe arrin të shënojë golin e barazimit me Trungushin. Megjithatë, në fund është Gjançi që nderon korçarët, teksa realizon golin e dytë.
Llazi Saro

Berberi, hero ndaj Besës
POGRADECI – BESA 2-0
GOLAT: Berberi 9′, 19′ (11-m)
POGRADECI: Baçi, Yzellari, Manellari, Hila, Balli, Hidri, Kelo, Liçkollari, Lena, Berberi, Laraku. Trajner: F.Fetollari
BESA: K.Arkaxhiu, Kashami, E.Arkaxhiu, Osmani, Gizho, Gavardari, Kapidani, Veliu, S.Kapidani, Kullolli, Roci (Shahu 36′). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Canaj, E.Gjoni (Elbasan)

Pogradeci u është falur dy golave të kapitenit Kledi Berberi në përballjen ndaj Besës. Vendësit ishin më të qartë në lojën e tyre dhe Bereberi arriti të kalonte në avantazh skuadrën që në minutën e 9-të. Nuk kaluan shumë minuta dhe Berberi shënoi sërish, këtë herë me penallti. Kapiteni i liqenorëve humbi edhe një 11- metërsh tjetër. Pjesa e dytë nuk kishte histori dhe gjithçka u mbyll 2-0.
Pëllumb Starova

Kukësi ndal Mamurrasin
KUKËSI – MAMURRASI 1-1
GOLAT: Istrefi 19’/ Ndreshaj 38′
KUKËSI: Armand Cengu, Gërmizi, Lleshi, Muja, Cena, Sulmataj, Armend Cengu, Istrefi, Ngjeçi (Pashaj 48′), Breçani (Domi 70′), Elezi. Trajner: A.Bela
MAMURRASI: Xhoxha, Gocaj, Aliaj (Prenga 67′), Gjinaj, Fetaj, Gjoni, Ndreshaj, Goca (Smaqi 78′), Marku, Elmazi (Dodani 85′), A.Marku. Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: P.Ujka, G.Vogli, E.Hushi (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Brecani 20′, Gëmizi 64′, Sulmataj 65’/ Elmazi 10′, Marku 35′, Smaqi 70′

Kuksianët kanë barazuar 1-1 në fushën e tyre përballë Mamurrasit kryesues. Vendësit kanë zhvilluar volum më të madh loje dhe kanë kaluar në avantazh me anë të Istrefit. Nga ana tjetër, miqtë kanë reaguar që në pjesën e parë dhe kanë barazuar me anë të Ndreshajt. Me gjithë këmbënguljen e Kukësit, ndeshja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Gjithsesi, loja në tërësi kënaqi shikuesit.
Jonuz Hallaçi

Luftëtari shpërdoron
LUFTËTARI – GRAMOZI 2-2
GOLAT: Nano 1′, Shehu 26’/ Hasani 50′, Koroveshi 60′
LUFTËTARI: Roko, Matushi, Hima, Buxaj, Vasi, Braho (Koshi 41′) Reçka, Puci, Shehu, Nano (Çani 70′), Hyka. Trajner: A.Çulli
GRAMOZI: Gramaj, Hymeraj, Arizaj, Shametaj, Baçi, Rustemi, Hajredini, Iliazi, Koroveshi, Nuredini, Hasani. Trajner: S.Rustemi
GJYQTARË: E.Avdi, H.Shaka, A.Jaçe (Sarandë)

Luftëtari ka barazuar 2-2 ndaj Gramozit në fushën e vet, në një kohë që udhëhiqte me rezultatin 2-0 deri në minutën e 50-të. Ndeshja ka nisur me gol për gjirokastritët, teksa Nano kaloi në avantazh ekipin pas goditjes me kokë. Më pas është Shehu që dyfishon shifrat. Në 40 minutat e dyta kolonjarët janë më kërkues dhe arrijnë të shënojnë dy gola me Hasanin dhe Koroveshin.
Tomorr Shehu

Një pikë që nuk vlen
BYLISI – LUSHNJA 0-0
GOLAT: S’ka
BYLISI: Gjikondi, Zyka, Pashaji, Hasani, Ferko, Fejzaj, Asimetaj, Xhafa, Anastasi, K.Mehmeti, Malaj. (U aktivizuan: O.Zyka, E.Mehmeti). Trajner: K.Byzyka
LUSHNJA: Hila, Çela, Pepa, Liçka, Rrogozi, Dervishi, Jonuzi, Goroveshi, Zeqo, Kasaci, Hasalla. Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: E.Muça, B.Seferi, A.Hysencani (Vlorë)

Edhe pse ka përfunduar në barazim, ndeshja Bylisi-Lushnja ka pasur një protagonist në fushë: ekipin ballshiot. Vendësit kanë krijuar epërsi ndaj kundërshtarit, duke sulmuar me forca të shumta, por pa mundur të kalojnë në avantazh. Nga ana tjetër, Lushnja jo vetëm u mbrojt mjaft mirë, por në momente të veçanta kundërsulmoi rrezikshëm. Gjithsesi, sfida u mbyll pa gola.
Mikel Mbriçaj

Ada surprizon Tomorin
TOMORI – ADA 0-1

GOLAT: S.Kraja 78′ TOMORI: Shehu, Elezi, Hoxha, Buba, E.Hoxha, Rustai, Vrioni, Selamaj, Sherifi, Koroni, Dodoveci. Trajner: B.Fatia
ADA: Hoxha, G.Kraja, Hyseni, Halilaj, Ura, Kallugjeri, Vatakani, Banka, S.Kraja, Dibra, Ndou. Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: O.Yzeiraj, E.Hatia, Xh.Gjata (Patos)

Beratasit humbasin sfidën e tyre në shtëpi kundër velipojakëve me rezultatin 0-1. Për minuta të tëra ndeshja ka qenë e balancuar mes të dy skuadrave dhe është zgjidhur vetëm në fund. Në pjesën e parë nuk munguan rastet për shënim, ndërsa në minutën e 78-të është S.Kraja që vendos gjithçka me golin e tij, duke i dhuruar tri pikë me vlerë skuadrës së drejtuar nga Altin Xhahysa.
Elton Çela

Fierakët, vetëm “X”
APOLONIA – VLORA 1-1
GOLAT: Belliu 74’/ Xhaferri 11′
APOLONIA: Bala, Naçi, Braka, Hyseni, Velo, Sula, Metohu, Lizaj, G.Hënza, Belliu, Majaci. Trajner: L.Muzha
VLORA: Muho, Duro, Haxhiaj, Karaj, Hoxha, Sulejmani, Knella, Çobo, Xhaferri, Skënderaj, Dhrami. Trajner: Rr.Taho
GJYQTARË: L.Dosti, G.Halilaj, K.Berberi (Berat)

Apolonia ka barazuar në shtëpi me Vlorën, në një ndeshje ku edhe mund të humbiste. Miqtë kanë shënuar të parët me anë të Xhaferrit, në minutën e 11-të. Pas pësimit të golit, fierakët i kanë dhënë lojës së tyre theks sulmues në kërkim të barazimit. Ata e kanë kontrolluar tërësisht lojën, por vetëm në minutën e 74-t kanë shënuar me anë të Belliut. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Mario Gjika

Goleadë e Olimpikut
OLIMPIKU – BESËLIDHJA 5-1
GOLAT: Prifti 7′, Spahiu 31′, Grori 36′, Gjeçi 64′, Shima 78’/ Zefej 72′
OLIMPIKU: Prençi (K.Bushi 62′), Xh.Bushi (Kle.Spahiu 62′), Gjalpi, Jakupi, Grori (Kallaku 62′), Muçollari, Prifti, Reka, Shima, Kla.Spahiu (Reçi 69′), Gjeçi (Gjipali 62′). Trajner: I.Qurku
BESËLIDHJA: Prendi (Geci 41′), Gjini, Dragjonaj, Moshedaj (Gjinaj 62′), Zefej (Lleshi 78′), Marku (Prenga 69′), Macaj, Miria, Dushku, Nikolli, Marku (Lushaj 69′). Trajner: O.Gjurashaj
GJYQTARË: R.Muska, E.Morina, M.Shazivari (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Gjuri 74′

Të besuarit e trajnerit Qurku nuk e kanë pasur të vështirë fitoren ndaj bashkëmoshatarëve të tyre lezhjanë. Ndeshja është zgjidhur që në pjesën e parë, të cilën Olimpiku e ka mbyllur me rezultatin 3-0. Golat janë shënuar nga Prifti, Spahiu e Grori. Pjesa e dytë kishte një reagim të miqve, ku Zefej do të shënonte golin e nderit, por Gjeçi dhe Shima më pas vulosën fitoren 5-1.
Abdulla Dushku

Rikthehet Kastrioti
KASTRIOTI – TURBINA 2-0
GOLAT: Ziti 20′, Xhaferri 70′
KASTRIOTI: Reçi, Demerxhiu, Çela, Vogli, Tupi, Alla, Ziti, Xhaferri, Kau, Cani, Shani. Trajner: Sh.Rustami
TURBINA: Zuna, Duraku, Mezini, Lika, Sollaku, D.Bilali, Tata, Halili, Ballkoçi, Idrizi. Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: B.Qato, L.Koçi, M.Sadikaj (Durrës)

Kastrioti i është rikthyer fitores, teksa dje ka mposhtur në shtëpi Turbinën me rezultatin e pastër 2-0. Goli i Zitit në pjesën e parë dhe Xhaferrit në të dytën kanë mjaftuar që krutanët e drejtuar nga Shkëlzen Rustami të dalin me tri pikë. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Kastriotin, që ndodhet në pozitë jo të mirë. Krutanët shpresojnë se do t’i largohen fundit.
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"