Turne miqësor në Çikago, shqiptarët e diasporës kujtojnë legjendën “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 23:53

Turne miqësor në Çikago, shqiptarët e diasporës kujtojnë legjendën “Fadil Vokrri”

Edhe pse jetojnë jashtë atdheut të tyre, shqiptarët e diasporës nuk i humbasin kurrë traditat e vendit të tyre. Së fundmi në Çikago u zhvillua turneu i futbollit “Diaspora Shqiptare 2018” në nderim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili humbi jetën pak muaj më parë, për shkak të një ataku kardiak.

Cikago

Në fillim të këtij turneu u mbaj 1 minut heshtje dhe organizatorët premtuan që këtë manifestim sportiv nga sot e tutje do ta bënin traditë dhe çdo vit do të organizohet një turne futbollistik në kujtim të Vokrrit.

Tirana

Në këtë organizim morën pjesë disa skuadra të formuara me futbollistë shqiptarë dhe në finale u përballën KF Tirana dhe KF Dellogozhda. Në fund ishte ekipi i quajtur Tirana ai që u shpall kampion. Golashënues i turneut u shpall, Lati Ziba, ish-futbollisti i Grin Bej, i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme si trajner në Amerikë.

5

Lojtarët e tjerë që spikatën në këtë turne të diasporës ishin edhe ish-mesfushori i të rinjve të Skënderbeut Eljo Hasanllari, ish-portieri i Tiranës, Enea Ballbani, si dhe Betim Bekteshi. Të gjithë pjesëmarrësit duhet falënderuar në fund, që mbajnë gjallë respektin dhe traditat e shqiptarisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"