Turbina zgjedh trajnerin e ri, ja kush do e drejtojë skuadrën në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 15:11

Turbina zgjedh trajnerin e ri, ja kush do e drejtojë skuadrën në kampionat

Turbina zgjedh trajnerin e ri. Klubi ka menduar që t’ia besojë stolin Alfred Allamanit, i cili deri më tani ka pasur statusin e zv.trajnerit. Në krah të tij do të jetë Bledar Malaj si ndihmës. Këtë e konfirmon për “Panorama Sport” vetë presidenti i Turbinës.

allamani

Gentian Gjoka mendon se me këtë dyshe në pankinë dhe grupin e futbollistëve, skuadra do të ecë në rrugën e duhur drejt pretendimeve madhore. “Kemi mbyllur një fazë të parë të mirë dhe për këtë jam i kënaqur. Tashmë kemi filluar përgatitjet dhe kemi ruajtur të njëjtin grup futbollistësh, me përjashtim të largimit të trajnerit dhe 4 futbollistëve. I besoj dyshes Allamani-Malaj dhe kam besim te këta djem që kanë bërë një punë mjaft të mirë. Gjatë fazës së dytë të kampionatit ritmi do të jetë edhe më i lartë.

Nga ekipi nuk do të largohet asnjë lojtar tjetër, ndërsa presim 4 përforcime cilësore në këtë merkato dimërore. Falënderoj kryebashkiakun për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi. Do të synojmë edhe më shumë rezultate pozitive këtë fazë, pasi edhe kalendari na favorizon. Nuk do ta diskutojmë pozicionimin në një nga katër vendet e para, por synimi ynë është ngjitja në Superiore. Ky ka qenë objektivi ynë që në fillim të kampionatit dhe do ta bëjmë realitet me çdo kusht”, ka përfunduar numri një i klubit cërrikas. Sakaq, Turbina vijon përgatitjet dimërore në fushën e fshatit Muriqan. Klubi ka menduar që të ruajë fushën e stadiumit “Nexhip Trungu” për ndeshjet zyrtare.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"