Triumfi ndaj Malit të Zi, Shaland uron shqiptarët: Duhet ta vrisnim më herët ndeshjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 0:00

Triumfi ndaj Malit të Zi, Shaland uron shqiptarët: Duhet ta vrisnim më herët ndeshjen…

Kosova arriti të triumfonte në përballjen ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në kuotën e e 11 pikë, 1 më pak se Çekia e vendit të dytë.

bernardii-600x360

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Dardanëve, Berndard Shaland u shpreh i lumtur me këtë fitore, teksa deklaroi për mediat vendase:

“Nëse kemi kaq shumë raste, normalisht duhet të realizojmë. Skuadra ka luajtur ndeshje të mirë, kompakte, një tranzicion shumë i mirë. Kemi pasur shumë raste, nuk kemi shënuar, por nuk kemi pësuar në anën tjetër. Ndoshta është dashur ta vrasim ndeshjen më herët, por jam shumë i kënaqur.

Më pëlqeu puna mesfushës dhe mbrojtjes, presingu që kemi bërë. Kemi mbajtur topin, kemi bërë futbollin tonë me pasime të shkurtra, po ashtu me situata në krah, por vetëm përfundimi i aksionit nuk ka qenë më i mirë.

Ai tha pastaj në gjuhën shqipe ‘Urime’, derisa foli edhe për zëvendësimet.

“Mendoj se Shala nuk ka luajtur në javën e kaluar, ka qenë shqetësuese fakti se ka pasur një lëndim dhe është normale që e kemi zëvendësuar. Isha i kënaqur me skuadrën dhe nuk ishte e nevojshme patjetër të bëjmë ndërrim. Jam i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët në fushë”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"