Tripletë e Tërbunit, dorëhiqet presidenti Syla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2012 | 13:04

Tripletë e Tërbunit, dorëhiqet presidenti Syla

TËRBUNI-ILIRIA 3-0
GOLAT: Çerepi 15′, Pepa 17′(p), Rroca 60′
TËRBUNI: Kukaj, Kllogjeri, Sulollari, Mone, Çerepi, Rroca, Kapaj, Greca (Kordha 87′), Baze (Lapi 78′), Pepa (Salihaj 84′), Kulli. Trajner: V.Gjoni
ILIRIA: Sejdini, Paplekaj (Lame 60′), Lusha, Baku, Doçi, Gjokeja (Peku 70′), Kurti, Caca, Bardhi (Basha 70′), Ivanaj, Brata. Trajner: F.Sala
KARTONË TË VERDHË: Kllogjeri 88’/ Paplekaj 35′, Baku 18′
GJYQTARË: O.Sokoli, B.Mesi
DELEGAT: A.Dervishi
VËZHGUES: N.Lorenci

Tërbuni arriti dje një fitore të pastër 3-0 ndaj Ilirisë dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë. Pukjanët e kanë mbyllur sfidën brenda 17 minutash duke shënuar dy herë, me anë të Çerepit dhe Pepës. Në pjesën e dytë rezultatin e vulosi Rroca. Pas ndeshjes, presidenti i Tërbunit, Petrit Syla, dha dorëheqjen nga posti që mbante. Tashmë do të jetë vetëm donator i skuadrës.
Ndeshja Në minutën e 5-të vendësit kundërsulmojnë rrezikshëm nga e djathta, por topi i goditur nga Kulli përplaset në traversë. Megjithatë, pukjanët nuk rreshtin së sulmuari dhe në minutën e 15-të është Pepa nga e djathta që kroson në zonë, ku është Çerepi që shënon dhe e kalon skuadrën e tij në avantazh. Pas dy minutash Kulli pengohet brenda zonës dhe kryesori tregon pikën e bardhë. Gjuajtja kthehet në gol nga Pepa. Megjithë përpjekjet e miqve për ta ngushtuar diferencën, nuk ia arrijnë qëllimit. 45 minutat e dyta kanë të njëjtën pamje. Në minutën e 48- të, Kulli i vetëm përballë portierit kundërshtar tenton të shënojë, por nuk ia del për meritë të Sejdinit, që nuk lejon të preket porta e tij. Megjithatë, pas shumë aksionesh të rrezikshme, në të 60-ën minutë kapiteni Pepa shërben për Rrocën, i cili shënon golin e tretë për Tërbunin. 3000 sportdashësit janë në delir. Superiorja u duket më afër. Në minutat 73 dhe 76 Greca dhe Baze kanë pasur raste ideale për të thelluar rezultatin, por nuk ia dolën. Në minutën e 85-të, Kulli ka humbur një rast të pastër për shënim. Më pas është talenti i ardhur nga Saranda, Kordha, i cili gjuan në drejtim të portës së Ilirisë, por topi godet shtyllën. Kështu, me rezultatin 3-0 mbyllet ky takim. Skuadra në fushë është drejtuar nga përgatitësi atletik Vaso Selenica, pasi trajneri Viktor Gjoni është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe e ka ndjekur takimin nga tribuna. Pas ndeshjes, tekniku Gjoni është shpre- “U largova se kisha konflikt me kryebashkiakun” hur: “Jam i gëzuar nga rezultati. E merituam fitoren. Një triumf i rëndësishëm pas 3-pikëshit që siguruam javën e kaluar ndaj Dinamos. Jam shumë i lumtur për atë çka lojtarët dhanë në fushën e lojës”, – përfundon Gjoni.

“U largova se kisha konflikt me kryebashkiakun”
“Kisha konflikt me kryebashkiakun e Pukës, Besir Arifaj, ndaj vendosa të largohem nga posti si president i Tërbunit. Nuk mund të vazhdoja më”. Këto janë fjalët e para që thotë presidenti i skuadrës pukjane, Petrit Syla, menjëherë pasi mori vendimin ekstrem për t’u tërhequr nga posti më i lartë i klubit. “Konflikti mes meje dhe kryebashkiakut të Pukës lindi për një çështje tenderi. Gjithashtu, sot (dje) unë dëshiroja që të hapeshin dyert e stadiumit dhe tifozët të hynin për të parë ndeshjen, por kjo nuk u lejua nga bashkia. Mijëra tifozë kishin dëshirë që të mbështesnin ekipin, por nuk kishin mundësi. Pas ndeshjes, vendosa që të jap dorëheqjen, pasi kështu nuk vazhdohet më. Sezonin e kaluar kam shpërdoruar 120 milionë lekë të vjetër, ndërsa këto muaj, që kur ka nisur kampionati kam shpenzuar 25 milionë lekë të vjetër. Unë e kam në zemër këtë skuadër, për të cilën do të bëja gjithçka për ta ngjitur në Superiore, por nuk më lejuan. Megjithatë, do të vazhdoj ta ndihmoj atë si donator. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e Tërbunit, të cilët janë të mrekullueshëm dhe e kanë mbështetur skuadrën në çdo moment”, – u shpreh Syla në prononcimin e tij. Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, zv/presidenti Arben Frroku do të marrë postin e presidentit. Sapo kanë mësuar lajmin, tifozët e Tërbunit nuk e kanë pritur mirë dorëheqjen e Sylës dhe kanë kërkuar sërish rikthimin e tij në atë post.
Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"