Tri rregullat e Ten Hagut, Fred tregon sekretin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 10:45

Tri rregullat e Ten Hagut, Fred tregon sekretin

Mançester Junajtid është rikthyer bindshëm në zonën “Champions”, ndonëse në mënyrë të papritur në dy ndeshjet e fundit e hodhi këmbën nga gazi, duke u ndalur fillimisht në një barazim me Kristal Palas dhe më pas humbi me Arsenalin.

Premier League - Manchester United v Arsenal

Gjithsesi, sivjet te “Djajtë e Kuq” kuptohet qartë se ka një frymë tjetër dhe mundësitë për të qenë brenda katërshes së parë janë shumë të mëdha. Madje, ai që garanton për këtë është mesfushori brazilian, Fred, i cili tregon sekretin e sivjetshëm: “Ten Hag ka ndryshuar menjëherë shumë gjëra te ne dhe mendoj se është njeriu i duhur në vendin e duhur.

Trajneri nuk është se ka bërë diçka specifike në aspektin e stërvitjes, por ka vënë tri rregulla, të cilat nuk duhet të thyhen: ‘Mos u vono, mos bëj gjërat e gabuara dhe e treta, gjithmonë bëj atë që mund të ndihmojë shokun tënd të skuadrës’. Dhe unë mendoj se këto tri aspekte janë ato që kanë rritur frymën e grupit, pasi cilësi kemi pasur gjithmonë, por ky aspekt karakterial ka bërë diferencën te ne”, tha Fred.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"