Tri humbje radhazi, Partizani si në kohën e… Mark Iulianos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 12:19

Tri humbje radhazi, Partizani si në kohën e… Mark Iulianos

Partizani ka pësuar një transformim total për keq në 270 minutat e fundit, ku ka pësuar tri humbje radhazi, rezultate të cilat kanë bërë që kampionët të përfundojnë të pestët në renditje. Për të gjetur se kur kishte ndodhur për herë të fundit që Partizani kishte pësuar tri humbje radhazi, duhet shkuar te sezoni kur të kuqtë shpenzuan më shumë dhe zhgënjimi po i tillë. 

Partizani me tifozet

Pra, tri humbje radhazi të kuqtë i kanë pësuar para dy vitesh, kur ekipi ishte nën menaxhimin e një kupole drejtuesish italianë, me në krye Luçiano Moxhin e Antonelo Preitin dhe trajner ish-juventini Mark Iuliano.

Iuliano

Tri humbjet e fundit radhazi Partizani i kishte pësuar në harkun kohor 29 tetor-16 nëntor të 2017-ës. Në javën e tetë, asokohe të kuqtë mundeshin 1- 0 në shtëpi nga Flamurtari. Më 4 nëntor, në kuadër të javës së nëntë, Kamza fiton 1-0 me Partizanin dhe më pas largohet trajneri Iuliano.

partozam

Më 16 nëntor, për javën e 10-të të kuqtë munden 1-0 në Laç, pikërisht në debutimin e trajnerit Starova, që pasoi ish-trajnerin italian. E njëjta situatë është aktualisht, ku humbjet më Ballsh dhe në derbi, që sollën shkarkimin e trajnerit Franko Lerda janë pasuar me një tjetër disfatë në Durrës, ku ekipi u drejtua nga dyshja provizore, Reinaldo Kalari-Genc Tomori.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"