Tresa, kush është talenti i dalë nga Internacionali që shënoi golin e fitores ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2023 | 20:32

Tresa, kush është talenti i dalë nga Internacionali që shënoi golin e fitores ndaj Vllaznisë

Laçi u beson të rinjve dhe ky nuk është sezoni i parë. Presidenti Pashk Laska njihet për nuhatjen që ka për futbollistët dhe strategjia e këtij sezoni duket se ka nisur të funksionojë më së miri. Bashkëpunimi i akademinë Internacional Tirana, me qendër në kompleksin me të njëjtën emër në Pezë-Helmes, po jep efektet e para.

Tresa

Në ndeshjen e djeshme ndaj Vllaznisë shkëlqeu mesfushori Ledjo Tresa, i cili shënoi një supergol dhe i dha tri pikët Laçit. Ai u fut si zëvendësues në minutën e 63-të dhe justifikoi gjithçka në fushë, duke qenë lojtari më i rrezikshëm, pasi përveç golit, pati edhe dy raste të tjera, ku për meritë të tij krijoji momente të mira shënimi.

Vetëm 18 vjeç, i lindur në Tiranë më 25 korrik 2005, Tresa është formuar si futbollist te akademia e Internacionalit dhe transferimi këtë verë te Laçi është hapi i parë i tij si profesionist. Pasi ka kaluar në ekipet U-15 dhe U-17 të Internacionalit, mesfushori me tipare sulmuese ka qenë pjesë konstante edhe e Kombëtareve U-15, U-17 dhe së fundmi U-19, ku ka luajtur 3 ndeshje.

Laçi pret të afirmojë këtë sezon edhe të rinj si Emanuil Guci, Orgi Cena, Khalil Taleb, Ortelio Biba, Frenc Valteri dhe Ersi Syla, por pa harruar këtu Arlind Kurtin, që dje ishte titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"