Treni shqetëson Luzin para ndeshjes me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 12:15

Treni shqetëson Luzin para ndeshjes me Kastriotin

Në katër takimet e fundit Luzi 2008 ka marrë 3 fitore dhe 1 humbje, atë me Besën të cilës i qëndron “pas shpine” me 1 pikë diferencë. Kundërshtari i radhës, Kastrioti, është një tjetër rival që do të kërkojë fitoren në kushtet për mbijetesë.

BESA LUZI

Në kampin luznjak, i vetmi shqetësim mbetet gjendja e sulmuesit Patrik Treni, i cili gjithashtu për arsye shëndetësore mungoi edhe ndaj Burrelit. Pritet që ai të jetë i gatshëm, por nuk është e sigurt nëse do të zbresë në fushë si titullar. I gjithë grupi do të jetë në dispozicion të dyshes së trajnerëve Bushi-Ferraj.

Një fitore për Luzi 2008 do të thotë shumë, pasi në rast humbje të Besës mund ta parakalonte atë dhe do të zhyste keq edhe Kastriotin.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"