Trajneri i Arsenalit, Arteta: Nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 21:12

Trajneri i Arsenalit, Arteta: Nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli

Arsenali u largua duarbosh nga Birmingami, pasi u mundën 1-0 nga Aston Vila, e cila po i “ha kokat” e kryesueseve njëra pas tjetrës. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili për shkak pezullimi nuk e drejtoi ekipin nga stoli, pas humbjes për “Sky Sports” deklaroi: “Paraqitje vërtet e mirë. Mendoj se ishim ekip më i mirë dhe nuk e meritonim të humbnim fare ndeshjen, por ky është futbolli.”

arteta

Kur u pyet për vendimet e diskutueshme të arbitrit, ai fillimisht refuzoi të komentonte, por tha se kishte një mendim: “Po, një opinion i madh”.

Për mungesën e golave: “Sepse duhet ta fusësh topin në rrjetë dhe kjo është e vetmja gjë që na ka munguar sot. Krijuam disa raste të mëdha, duke e çuar topin më lart. Por sërish e humbëm ndeshjen.”

Për Aston Vilën: “Janë një skuadër vërtet e mirë. Janë në një moment shumë të mirë dhe unë i përgëzoj. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”.

”PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"