Totenhemi ruan Dele Alin nga “kthetrat” e Realit, i dyfishon rrogën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 12:06

Totenhemi ruan Dele Alin nga “kthetrat” e Realit, i dyfishon rrogën

Totenhemi ka bërë lëvizjen e parë në përpjekjen për të mbajtur Dele Alin larg kthetrave të Realit dhe PSG-së.

Klubi ka nisur bisedimet jozyrtare me mesfushorin 21-vjeçar për rinovimin e kontratës për të mbajtur larg klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit më të rëndësishëm së bashku me Herri Kejnin.

Dele Ali Totenhem

Aktualisht talenti anglez fiton 50 mijë paund në javë nga kontrata e tij, e cila përfundon në vitin 2022 dhe që lojtari e ka firmosur vetëm 18 muaj më parë.

Por Spërsat do t’ia dyfishojnë rrogën në 100 mijë paund në javë, ashtu siç pritet të bëjnë edhe me Kejnin. Sulmuesi 24- vjeçar fiton 110 mijë paund në javë, por shumë shpejt do të bëhet anglezi më i paguar i Premier Ligës me 200 mijë sterlina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"