Tomori u ngushëllua me golin e Hysollit në Vlorë, ja çfarë premton mesfushori i skuadrës beratase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 14:32

Tomori u ngushëllua me golin e Hysollit në Vlorë, ja çfarë premton mesfushori i skuadrës beratase

Beratasit u paraqitën në Vlorë kundër Flamurtarit me një formacion miks ku gërshetoheshin futbollistë të eksperiencës me ata të rinj dhe me perspektivë.

kevin hysolli tomori

Nga ndeshja me Flamurtarin veçohet goli i shënuar nga mesfushori Kevin Hysolli, i cili  për “Panorama Sport” u shpreh: “Midis mungesave dhe aktivizimit të futbollistëve të rinj, mendoj se nuk mund të evitonim dot humbjen. E rëndësishme ishte se jemi përpjekur të luajmë sa më mirë dhe të barabartë në fushë, tjetër gjë se rezultati u përcaktua nga cilësia e lartë e kundërshtarit.

Përtej humbjes, në aspektin personal më ka kënaqur goli i realizuar dhe ishte vërtetë një perlë nga goditja e dënimit, që është një specialitet i imi. Nga ky kampionat, veç keqardhjes për renditjen, do të kujtoj gjatë dy gola të realizuar mjaft bukur dhe me klas në mënyrën e ekzekutimit.

Këta gola i kam shënuar në transferta ndaj dy skuadrave që pretendojnë ngjitjen në Superiore, si Bylisi dhe Flamurtari. Do të përpiqem sërish në ndeshjet e mbetura, që të marrë përsipër goditjet e dënimit për të shënuar të tjerë gola po kaq të bukur”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"