Tomori rigjen Apoloninë, Çaço: Koha që të japim një mesazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 11:51

Tomori rigjen Apoloninë, Çaço: Koha që të japim një mesazh

Tomori rigjen Apoloninë. Pas tri vitesh, skuadrat do të përballen në Kategorinë e Parë. Problemet në të shkuarën nuk kanë munguar, ndaj edhe ky duel pritet me interes të madh në Berat. Skuadra është më shumë se gati për këtë 90-minutësh dhe në shtëpi llogaritë i bëjnë veçse pikët e plota. Morali nuk mungon dhe ndikim ka pasur edhe kualifikimi në Kupën e Shqipërisë.

ervis-caco-665x400

Beratasit kanë që të gjithë komponentët e duhur që të dielën të zbresin në fushë vetëm me një mision: fitoren. Këtë e thotë edhe kapiteni Ervis Çaço, i cili paralajmëron se ka ardhur koha që të gëzojnë tifozët. “Kundër Apolonisë e kemi detyrën e qartë: të marrim fitoren. Këtë duhet ta meritojmë me një lojë të bukur, duke kënaqur tifozërinë. Ka ardhur koha të tregojmë veten dhe mund të them që jemi rritur shumë.

Mbrojtja ka fituar siguri, mesfusha ofron garanci dhe sulmi golat. Grupi do të jetë çelësi i suksesit në këtë 90-minutësh. Të gjithë do të kontribuojmë për pikët, pavarësisht pozicionit ku luajmë. Të mos presim vetëm nga Pepa e Oshafi. Fitoren e duam për të përcjellë një mesazh të qartë, jo vetëm për Apoloninë, por edhe për kundërshtarët tanë të ardhshëm. Tomori tashmë është kthyer atje ku e ka vendin”, përfundoi mbrojtësi për gazetën.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"