Tomori në udhëkryq, veniten shanset për mbijetesë. Ish-sulmuesi Gjata akuzon drejtuesit për krizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 19:22

Tomori në udhëkryq, veniten shanset për mbijetesë. Ish-sulmuesi Gjata akuzon drejtuesit për krizën

Situata e përkeqësuar që po kalon Tomori në kampionat, ka acaruar në ekstrem marrëdhëniet midis palëve në Berat. Kjo është reflektuar gjatë dhe pas ndeshjes së fundit të zhvilluar me Luzi 2008, të shtunën e kaluar.

tomorii

Ndryshe nga sa kanë kërkuar dhe pritur tifozët beratas, trajneri Febron Ziu është i vendosur për të vijuar misionin e tij te Tomori, ku për sot ka planifikuar seancën e radhës me ekipin. Ish-sulmuesi i njohur Edmond Gjata, që sezonin e kaluar ka drejtuar Tomorin si ndihmës i trajnerit Klodian Arbëri, në lidhje me situatën, për “Panorama Sport” u shpreh:

“Është shumë e trishtë ajo që po ndodh me Tomorin. Jo vetëm sa i takon mungesës së rezultateve, por edhe për atë që nuk ka ndodhur më parë, acarimi i tifozëve me trajnerin e ekipit të tyre. Personalisht e kam mbështetur teknikun Ziu, madje publikisht. Kisha besim se ai do të ndryshonte situatën. Por tani mjaft më, një trajner i mirëpaguar nuk mund të tallet as me fatet e skuadrës dhe as me tifozerinë.

Çdo trajner i ndershëm do të ikte pas vetëm katër humbjesh, jo më me 16-të si po ndodh me Ziun. Unë bëj përgjegjës direkt Bashkinë e Beratit dhe mbështes tifozët që e kanë të drejtë të plotë të protestojnë. Nuk mund të tallet as një trajner, as klubi e bashkia me fatet e Tomorit”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"