Tomori luan në shtëpi, mesfushori Kasmollari paralajmëron skuadrën matjane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 11:52

Tomori luan në shtëpi, mesfushori Kasmollari paralajmëron skuadrën matjane

Tomori do të presë sot në shtëpi, në orën 15:00, skuadrën e Burrelit. I vetmi objektiv i beratasve në këtë takim është fitorja, por sot mund të zyrtarizohet edhe matematikisht zbritja në Kategorinë e Dytë.

paolo kasmollari

Të besuarit e trajnerit Droboniku do të zbresin në fushë me ambicie profesionale dhe potencialin e futbollistëve vendës, për të cilët stafi teknik po tregon një përkujdesje të veçantë. Beratasit do të kërkojnë gjithashtu t’i japin një mesazh skuadrës kundërshtare, që të mos e nënvlerësojë Tomorin, si një skuadër që mbyll tabelën dhe që s’ka motiv dhe objektiv.

“Përkundrazi, ne do të provojmë kundër Burrelit se dimë si të luajmë dhe të kërkojmë të fitojmë ndaj tyre. Synojmë t’i shkaktojmë humbjen e dytë radhazi kundërshtarit tonë. Ata lëshuan kundër Besës në shtëpinë e tyre, atëherë përse ne të mos besojmë se do t’i thyejmë”, u shpreh për “Panorama Sport” mesfushori pogradecar i Tomorit, Oresti Kasmollari.

tomori

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"