Tomori “blindon” mesfushën, afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 18:21

Tomori “blindon” mesfushën, afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa

Beratasit po punojnë me të njëjtin inten sitet gjatë kësaj periudhe dhe tifozët janë optimistë për një Tomor pretendent për Superioren, duke parë emrat që janë afruar. Ata e ndjekin ekipin çdo ditë me shumë interes nga shkallët e stadiumit, duke dashur të mësojnë për ndonjë lojtar të ri.

Tomori

Dhe lojtari më i ri i Tomorit është mesfushori elbasanas, Orges Gava, i cili sezonin e fundit luajti me Lushnjën në Kategorinë e Parë. Edhe Gava, si shumë lojtarë të Lushnjës së sezonit të shkuar, si Haremi, Canka, Pepa, Mezini, Nako e të tjerë, ka zgjedhur Beratin për të vazhduar karrierën e tij. Trajneri Bledar Sinella do të ketë kështu në skuadër një tjetër futbollist me shumë përvojë, që më parë ka luajtur me Elbasanin, Bylisin dhe Shkumbinin në kampionatin tonë, por edhe në kampionatin kosovar me disa skuadra.

Orgest_Gava_-_Albania_U-21_(1)

Mesfushori 30-vjeçar pritet të jetë një pikë e fortë e Tomorit të sezonit të ri, që ka ndryshuar totalisht në krahasim me skuadrën që siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Nga beratasit janë larguar shumë lojtarë nga ata që kontribuuan për këtë arritje dhe shumë të tjerë kanë ardhur, pasi klubi ka ambicie për ngjitjen në Superiore dhe kjo do të thotë se grupi duhet të ketë sa më shumë kualitet dhe konkurrencë.

gAVA

MIQËSORET – Këtë javë, paralelisht me përgatitjet ditore, beratasit kanë planifikuar edhe dy ndeshje miqësore, ku kundërshtarë do të jenë Oriku dhe Naftëtari fqinj. Më parë Tomori ka luajtur një miqësore me Egnatian në Peqin, ku humbi me rezultatin 3-2. Tifozët mezi presin ta shohin skuadrën e zemrës nga afër, sidomos pas ndryshimeve të shumta që ajo ka bërë gjatë merkatos verore. Ata duan ta shohin Tomorin në radhën e parë të pretendentëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, ku i takon të jetë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"