Tjetër arritje për Mesin, argjentinasi fitoi çmimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 21:05

Tjetër arritje për Mesin, argjentinasi fitoi çmimin e rëndësishëm

Lionel Mesi dhe Luis Hamilton u shpallën “Sportistët e vitit 2019”.

Messi-Hamilton

Kapiteni i Barcelonës dhe 6-herë kampioni i botës në Formula 1 u votuan nga Akademia “Laureus” si dy atletët më të spikatur të vitit që lamë pas.

Piloti britanik mori çmimin nga ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ndërsa “Pleshti” nuk mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Berlin, megjithatë përshëndeti të pranishmit me anë të një video-mesazhi.

24849878-8013419-image-a-36_1581965342049

“Ju kërkoj falje, por nuk munda të vijë në këtë event sonte në mbrëmje. Dëshiroja të isha vërtet aty, por fatkeqësisht nuk mundem. Falenderoj Akademinë për këtë vlerësim që më dhatë. E vërteta është se ky është një çmim shumë i veçantë dhe jam i nderuar që jam i pari njeri nga sporti kolektiv që e fitoj këtë çmim. Faleminderit shumë!”, deklaroi Mesi.

Pleshti fitoi “Topin e Artë” dhe “Këpucën e Artë” duke u konfirmuar sërish si njëri prej yjeve më të mirë të futbollit dhe sportit në tërësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"