Tirana nuk fal, gjunjëzon Bylisin dhe vazhdon ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 14:07

Tirana nuk fal, gjunjëzon Bylisin dhe vazhdon ngjitjen

tirTirana vazhdon të mos njohë humbje. Bardheblutë e Ilir Dajës kanë fituar sot 2-0 ndaj Bylisit në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” dhe të vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Një fitore e arritur jo me lojë të bukur, por në fund llogariten vetëm pikët.

Bylisi u mbrojt mjaft mirë duke mos lënë hapsira deri në minutën e 72-të kur një penallti e akorduar në favor të bardhebluve ka zhbllokuar rezultatin. Ishte Gjergji Muzaka që nga pika e bardhë nuk gabon dhe zhbllokon sfidën.

Më pas, në fundin e takimit, saktësisht në minutën e 89-të pati festë edhe për të riun Peçi, i cili shënoi golin e dytë duke vulosur përfundimisht takimin në shifrat 2-0. Një fitore e artë për Tiranën, që avancon dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve 7 më pak se Partizani i vendit të dytë, ndërsa Bylisi humbet terren në garën për mbijetesë pasi mbetet i parafundit me 16 pikë.

Tirana – Bylis 2-0
Golat: Golat: Muzaka 73′ (P) Peçi 89′
Formacionet
Tirana:
 Bakaj, Smajli, Teqja, Gërçaliu, Hoxhallari, Muzaka, Karabeci, Malaj, Lika, Fukui, Hugo Trajner: Ilir Daja
Bylis: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Hyshmeri, Gava, Alla, Mbella, Edmilson, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Erjon Velo, Ditmar Jubica
Vëzhgues: Pajtim Aliko
Delegat: Lysein Nurishimi

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"