Tirana kthehet prapa në kohë. Katër humbje në 5 takime, vetëm në sezonin kur ranë nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 15:15

Tirana kthehet prapa në kohë. Katër humbje në 5 takime, vetëm në sezonin kur ranë nga Superiorja

Tirana po vuan nga rezultatet dhe kjo nuk ka nevojë për konfirmim. Bardheblutë me dy trajnerët, ShehiAhmataj, kanë grumbulluar në pesë ndeshje vetëm 3 pikë ndaj Vllaznisë. Bardheblutë janë mundur me Erzenin, Laçin, Partizanin dhe Egnatian dhe me golavarazh 4-9.

tirana

Një situatë e çuditshme dhe që e kthen pas në kohë Tiranën, të paktën gjashtë vite. Më saktë, nga 23 prill 2017 deri në 15 maj 2017. Atë kohë Tirana u mund nga Kukësi, Partizani, Flamurtari dhe Skënderbeu.

Fitoi vetëm me Korabin. Bëhet fjalë për sezonin kur bardheblutë ranë nga kategoria. Kuptohet shumë qartë se Tirana është në krizë rezultatesh dhe duhet të reflektojë për të ardhmen e saj, nëse kërkon të ngrejë kokën dhe marrë rezultate pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"