Tirana e varur nga Najdovski për mbrojtjen, problemet për kryeqytetasit nuk kanë të ndalur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 19:10

Tirana e varur nga Najdovski për mbrojtjen, problemet për kryeqytetasit nuk kanë të ndalur

Tirana vazhdon të ketë edhe këtë ndeshje probleme në mbrojtje. Kjo sepse do të mungojë Erjon Hoxhallari. Në këto kushte bardheblutë janë pa një qendërmbrojtës. Kjo sepse, skuadra do të ketë vetëm Lulajn, Haxhiun, Përgjonin dhe Micin, që mund të luajë në qendër. Gjithsesi, bardheblutë shpresojnë shumë te rikthimi i Filip Najdovskit. Lojtari nga sot mund të nis stërvitjen dhe mund të shihet në fund nëse do të aktivizohet ditën e diel ndaj Dinamos.

Tirana

Përsa i përket formacionit, nëse nuk ia del Najdovski, Mici do të jetë titullar së bashku me Përgjonin dhe Haxhiun. Në mesfushë Jonuzi, Deliudhe Lushkja. Në sulm treshja Latifi-Abazaj dhe Nikqi. Ndoshta Patrik do ta nisë nga stoli. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Fakt është që Tirana do të ketë mungesën e Hoxhallarit dhe Metës në mbrojtje. Najdovski mungon në një ndeshje kampionati prej 11 shkurtit 2024 në barazimin 1-1 ndaj Erzenit. Në atë ndeshje, Filipi luajti si mesfushor qendre dhe prej asaj dite është shpallur i dëmtuar.

JANARI – Gjashtë lojtarë i janë larguar Tiranës këtë janar. Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Më pas Kaina, Doka, Qefalija dhe Ballhysa. U afrua vetëm Nikqi, i cili ishte në formë huazimi te Teuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"