“Tirana e ka fituar kampionatin e vet, nuk ishte penallti ajo e Bylisit”, Redon Xhixha kërkon dy medalje: Unë besoj sepse Teuta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 22:53

“Tirana e ka fituar kampionatin e vet, nuk ishte penallti ajo e Bylisit”, Redon Xhixha kërkon dy medalje: Unë besoj sepse Teuta…

Në vitin e parë te Karabag në Azerbajxhan, Redon Xhixha luajti 13 ndeshje! Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës ka filluar të përshtatet me skuadrën e re dhe sot gjeti golin e parë me këtë fanellë, teksa e mbylli sezonin në mënyrën me të mirë të mundshme.

xhixha

Nëpërmjet një lidhje live në “Skype”, për emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, sulmuesi 24-vjeçar foli për aventurën e tij në kampionatin azer, teksa u ndal edhe te situata aktuale në futbollin shqiptar. Sipas Xhixhës, penalltia e akorduar në favor të Bylisit nuk ishte. 

Tirana- Kam folur me shumicën e lojtarëve. Jam krenar me atë që kanë bërë gjatë gjithë sezonit. Ata kanë fituar kampionatin e vet. Titulli mund të humbet, por nuk mund të dënosh lojtarë aq shumë. Sido që të shkojë, ne e kemi marrë kampionatin tonë.

Situata pas ndeshjes Tirana-Bylis – Tifozët kanë qenë të irrituar. Bardheblutë duhet ta kishin menaxhuar më mirë avantazhin e pesë pikëve. Duke ditur që ke ndeshje të rëndësishme përpara, duhet të kishin bërë më mirë. Pastaj derbi është derbi, nuk i dihet sesi merr. Bylisi? I mbyturi të mbyt, po bëjnë të pamundurën për të mos rënë nga kategoria. Momentet pas penalltisë? Fati nuk deshi, pasi kishte shanse pafund.

Penalltia te Tirana-Bylis – Nuk kanë çfarë të thonë lojtarët. Ka patur raste me shtyrje edhe më të fortë, edhe nuk janë akorduar.

 

Unë besoj sepse Teuta do kërkojë Europë-n. Gjithashtu pikët i duhen edhe Erzenit për mbijetesën. Shpresoj që të fitojë Tirana.

Ambientimi- Në fillim e pata të vështirë, por gjërat u përmirësuan me kalimin e kohës. Shpresoj që të jem më mirë për vitin tjetër. Ndjesia e të dalurit kampion është e madhe. Gjysmë sezoni atje dhe gjysmë sezoni këtu, përse të mos marr 2 medalje? (Qesh). Unë do bëj maksimumin.

Kombëtarja? Kush nuk do donte një ftesë” – deklaroi Xhixha për “Sport News Plus”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"