Tirana do revansh ndaj Partizanit, Egbo presion Majkëll Ngosë. Ja si luhet në derbi (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 23:23

Tirana do revansh ndaj Partizanit, Egbo presion Majkëll Ngosë. Ja si luhet në derbi (E PLOTË)

Dy dilema dhe një rrëmujë te Tirana para derbit. Bardheblutë janë të pandreqshëm. Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë nga derbi, në skuadrën 24 herë kampione ka shkëndija. Protagonisti është Majkëll Ngo. Sulmuesi, i cili është projektuar titullar për sfidën me Partizanin, ka polemizuar me trajnerin Emanuel Egbo për mënyrën se si duhet të lëvizte në fushë.

emanuel egbo

Menjëherë Egbo e ka larguar Ngonë nga formacioni i parë dhe në vend të tij ka rreshtuar Ernest Muçin. Anglezi ka lënë fushën, madje nuk ka luajtur me ekipin e dytë, por është ulur në stol së bashku me drejtorin sportiv dhe ka ndjekur pjesën e mbetur të stërvitjes, pasi u përjashtua. Një problem i vogël që mund t’i kushtojë vendin e titullarit sulmuesit kryesor të Tiranës.

ngooo

STËRVITJA

E djeshmja ka qenë një ditë e veçantë, pasi Emanuel Egbo në ndryshim nga tipi i tij i qetë ka dalë mbi të gjithë, duke kërkuar shumë nga skuadra. Me shqipen e tij që ndonjëherë nuk deshifrohej, ai ishte dje më i shpejtë dhe kërkonte nga të gjithë sa më shumë punë. Pas lëvizjeve të zakonshme në fushë, duket se dilemat e Egbosë janë në dy pozicione të mbrojtjes, në qendër dhe në krahun e djathtë. Si fillim do të luajë Doka apo Kërçiku?

DHDHD

Doka pritet të jetë titullari, por në taktikë ka marrë pjesë edhe Kërçiku. Dilema e dytë është Imami apo Vangjeli në krah të Muçës. Ky i fundit është programuar titullar, por Eni mund të jetë ndërhyrja e sekondës së fundit. Në fund, Ngo do të nisë nga maja e sulmit, por nëse ndëshkohet, ai që do të përfitojë është Ernest Muçi, i cili këtë sezon ka pasur shumë pak hapësira në ekip. Pjesa tjetër e skuadrës është pak a shumë si me Kukësin.

KTHEHET KOBINA 

Lajmi i mirë është rikthimi i Uinful Kobinës në fushën e stërvitjes. Ai është përgatitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit, madje trajneri Egbo e ka kaluar menjëherë në formacionin e parë.

 OSMANI 

Më shumë “jo” është qenësia e Tefik Osmanit në derbin me Partizanin. Lojtari është stërvitur me skuadrën, duke marrë ngarkesë të plotë, por në fund kur janë ndarë fanellat e titullarëve dhe rezervave ka mbetur jashtë. Me shumë mundësi Osmani do të jetë humbja e katërt para derbit, pas dëmtimeve të Dungës, Hasanit që kthehet në janar dhe pezullimit të Elton Kalesë. Pjesa tjetër e skuadrës është gati për sfidën e nesërme me të kuqtë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"