Tirana bëhet si spital, Dede “skicon” formacionin për Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 8:05

Tirana bëhet si spital, Dede “skicon” formacionin për Kastriotin

Te Tirana është alarm dëmtimesh. Ose më saktë, një gjendje lufte dhe mjekët që punojnë si të ishte luftë. Edhe dy lojtarë të tjerë u janë bashkuar të dëmtuarve, ndërsa një i tretë la në mes stërvitjen. Edhe pse ka ndonjë rikthim të vogël në ekip, Tirana vazhdon të ketë probleme mungesash.Tirana

Vetëm 48 orë para sfidës me Kastriotin, bardheblutë kanë humbur Filip Najdovskin dhe Marsel Ismajlgecin. Me të gjitha gjasat dyshja nuk do të luajë në takimin e fundjavës.

FORMACIONI
Me një listë të gjatë nga Tirana në Krujë, Tirana do të arnohet për sfidën me Kastriotin. Luan nga minuta e parë Bekaj, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes ka balotazh Toli-Nuriu. Në qendër luan Vangjeli dhe Hoxhallari, ndërsa majtas njëri prej dyshes Vrapi-Musai.

9A1ADF9A-3FD1-4DBA-919D-29AF2B2F0E0D

Në mesfushë aktivizohen Batha, Giamfi ose Stafa që në sfidën e fundit bëri shumë mirë. Djathas luan Halili, ndërsa majtas Danso. Para mesfushës kthehet Torasa, ndërsa sulmues i parë do të luajë Ernest Muçi. Dede e ka mbuluar formacionin, duke mos e rreshtuar ekipin në një krah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"