Tifozi 10-vjeçar i kërkon të humbë ndeshjen, Klop e befason me përgjigjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:11

Tifozi 10-vjeçar i kërkon të humbë ndeshjen, Klop e befason me përgjigjen

Darag Kurley, një tifoz i Mançester Junajtid vetëm 10 vjeç, ka mbetur tepër i habitur nga fakti që trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop i ka kthyer një letër duke i shpjeguar pse nuk mund ta bëjë Liverpulin të humbasë, siç ja kërkoi ai.

24983754-8025645-Daragh_is_pictured_with_his_reply_from_Klopp_while_wearing_Manch-a-21_1582217854525

“Liverpuli po fiton shumë ndeshje dhe kjo është shume e trishtë për mua që jam tifoz i Junajtid. Ndeshjen e ardhshme të lutem bëjeni Liverpulin të humbasë. Shpresoj t’iu kem bindur që të mos e fitoni kampionatin apo ndonjë ndeshje tjetër,” shkruante tifozi i vogël në letrën dërguar Jurgen Klopit.

24984472-0-image-m-5_1582215082173

Ndërkohë, Klop iu përgjigj: “Në këtë rast, nuk mund të ta plotësoj dëshirën, të paktën jo me dijeni. Puna ime është të bëj gjithçka mundem që Liverpuli të fitojë, sepse ka miliona njerëz në botë që e dëshirojnë këtë gjë dhe nuk dua t’i zhgënjej. Fatmirësisht për ty, ne kemi humbur ndeshje në të shkuarën dhe do të humbim përsëri në të ardhmen. Pasi kam lexuar letrën tënde, dua të të siguroj për diçka. Pasioni që ke ti për futbollin nuk do të ndryshojë. Junajtid janë me fat që të kanë.

Shpresoj që ti mos të zhgënjehesh shumë, nëse ne kemi fatin të fitojmë më shumë ndeshje dhe trofe, sepse ne kemi respekt për njëri tjetrin edhe pse jemi rivalë. Kështu është futbolli. Kujdesu për veten dhe të uroj shumë fat. Jurgeni,” përfundoi letrën trajneri gjerman i Liverpulit.

24983758-0-image-a-2_1582215055011

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"