Tifozët zikaltër pritet të djegin Milanon para nisjes në stadium për derbin ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 21:59

Tifozët zikaltër pritet të djegin Milanon para nisjes në stadium për derbin ndaj Milanit

Në Milano është një ajër ndryshe… Shumë turistë që vizitojnë vendet më të rëndësishme të qytetit, por që aty bëhet vetëm një diskutim dhe është ai i derbit të Milanos Milan-Inter. Në njërën anë zikaltrit që ëndërrojnë vetëm fitoren e yllit të dytë në ndeshjen kundër Milanit dhe në anën tjetër kuqezinjtë që duan t’u prishin festën.

Inter-choreography-ucl-2305-FI

Sigurisht që në shtëpinë e Interit entuziazmi është rritur orë pas ore dhe të gjithë janë në pritje të autobusit të zbuluar që do të shëtisë kampionët në rrugët e Milanos. Mund të ndodhë të martën, një ditë pas derbit, ose pas ndeshjes në shtëpi kundër Torinos. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë fitore kundër Milanit. Por që të dielën do të ketë festë dhe atmosferë ndryshe. Ultrasit zikaltër do të shkojnë në qendrën stërvitore ditën e diel për të karikuar skuadrën dhe ambientin. Do të ketë pafund banderola dhe kore nga i gjithë populli zikaltër që kërkon patjetër t’i mbyllë llogaritë e titullit në shtëpinë e kushërinjve. Trajneri kërkon që skuadra të jetë e qetë dhe të mos ndikohet nga atmosfera jashtë mureve të qendrës stërvitore, por këtë herë është ndryshe.

Të gjithë do ta zgjatin pak kokën përtej kangjellave të murit rrethues për të kuptuar se çfarë atmosfere dhe çfarë pritjeje kanë zikaltrit. Edhe ditën e ndeshjes do të bëjnë një kordon të madh për të pritur skuadrën jashtë stadiumit “San Siro”, edhe pse këtë herë është Milani si skuadra pritëse. Zikaltrit nuk kanë shumë bileta në dispozicion, por duan që zëri i tyre të ndihet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"