“Tifozët kukësianë të jenë 5 fishë më shumë se ata të Partizanit”, rrëfehet Gjici: Pres vetëm 3 pikë, ju tregoj projektet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 25, 2020 | 23:59


“Tifozët kukësianë të jenë 5 fishë më shumë se ata të Partizanit”, rrëfehet Gjici: Pres vetëm 3 pikë, ju tregoj projektet

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport teksa ka folur për ndeshjen me Partizanin, që do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”. Ai është shprehur se ka besimin që tifozët do të ndjekin skuadrën nga afër në stadium, në një ndeshje të tillë, si kjo kundër një rivali direkt si të kuqtë. Gjici u shpreh se nesër pret vetëm tre pikët.

gjici

TIFOZËT – Është kënaqësi të luajmë në “Air Albania”. Dua të ftoj të gjithë tifozët kukësianë të jenë 5 fishë më shumë se tifozët e Partizanit. Ne jemi pritës. Është kënaqësi të luash në atë stadium. Jo vetëm që do vijnë tifozë shumë për të parë ndeshjen, por do shohin dhe stadiumin. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për tifozët. Mungesa e tifozëve ka qenë e rëndësishme për gati 1 vit e gjysëm. Tifozët kuksianë janë të zjarrtë dhe shumë të mirë. Nesër është një ditë feste që duhet të vijnë. Me mbështetjen e tifozëve, do arrijë edhe ekipi të fitojë. Kjo do të ishte dhe ndeshja më e rëndësishme e javës dhe më e rëndësishme e kampionatit, sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi. Partizani ka ekip shumë të mirë, mund të ketë mungesa ose dëmtime, por ekipin e ka. Do jetë një ndeshje e luftuar, por them që me ndeshjen e fundit që bëri Kukësi, jemi pak të mërzitur. Kishim mundësi të fitonim. Futbollin po e nënvlerësove, të nënvlerëson. Nuk duhet të ulim tempin e gadishmërisë. Unë pres vetëm 3 pikë nga ndeshja e nesër.

BARAZIMET- Jam pak i mërzitur, me Skënderbeun dhe Luftëtarin janë lënë 4 pikë të arta. Kukësi e ka pasur këtë problem me ekipet që renditen nga fundi i tabelës. Mbase lojtarët që kemi ne e mbajnë vetën për më të mirë se të tjerët. Besoj se nesër do të jetë një fytyrë tjetër dhe Kukësi do të dalë në lojën e vetë. Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë. Kapacitetet janë. Kur nuk fiton me ekipet e vogla, vështirësohen gjërat. Një ndeshje ndikon shumë. Ekipi i Kukësit e ka kapacitetin thjesht duhet një menaxhim i mirë.

STADIUMI I RI- Kemi biseduar me Dukën që të bëjmë kompleksin dhe të ndërtojmë akademinë në Kukës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Ne e kemi një projekt. Të mbarojmë stadiumin se ai është më i rëndësishëm. Nuk do të jetë dita e largët, që mbas stadiumit do të fillojë ndërtimi i fushës së stërvitjes. Më pas do bëjmë akademinë dhe kompleksin sportiv. Bashkia do të akumulojë fonde dhe t’i japë frymë tjetër Kukësit. Me bërjen e Aeroportit, ekipi i Kukësit do marrë një formë tjetër. Pse jo të kemi mundësinë të shesin lojtarë nga Kukësi apo nga zona përreth. Ka shumë talente. E kanë dëshirë dhe pasion. Edhe familjet kuksiane i nxisin fëmijët që të luajnë futboll. I mbështesin fëmijët për të bërë stërvitje. Jemi në ndërtim e sipër për terrenet sportive. Shikoj që shumë fëmijë grumbullohen dhe bëjnë stërvitje me trajnerët që janë në Kukësit. Uroj që stadiumin ta mbyllin brenda verës me dëshirën e mirë të FSHF-së dhe qeverisë. Me mbylljen e stadiumit, kemi fushën e stërvitjes. Më pas do fillojmë me akademinë dhe 2-3 fusha të tjerë.

RIVALËT- Një humbje e mundshme po të ishim 10 pikë diferencë pranohej. 2 ndeshjet e fundit ka lënë shije të hidhur, klubi do marrë masat e veta. Nëse kanë bërë gabime në ndeshjet e fundit, edhe stafi edhe ekipi do të reagojnë nesër, për të treguar veten që janë me stof kampioni. Do jetë reagim tjetër nesër ndaj Partizanit.

Tirana është një ekip shumë i mirë. E kam ndjekur në ndeshjen e fundit. Është rival kryesor së bashku me Partizanin dhe ekipet e tjera. Do jetë shumë vështirë shkëputja. Kush do gabojë më shumë do humbasë kampionatin. Gjithë ekipet kanë gabuar. Ky kampionat është i çuditshëm. Si sivjet nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kush gabon më pak do fitojë. Tiranën nuk e përjashtoj kurrë nga lufta për titullin. Ka ekip shumë të mirë, po kështu edhe Partizani.

AFRIMET – Trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar më lojtarë. Nëse do ketë ndonjë lojtar që do bëjë diferencën, besoj që klubi mund ta vendosë ta marrë. Ndoshta 1 ose 2 mund të afrohen gjithmonë nëse do bëjnë diferencën. Kapacitet janë aty. Nuk është se kemi probleme të mëdhaja. Nga mesi i fushës dhe lartë, ekipi është solid. Janë shumë sulmues, Kukësi nuk vuan. Edhe trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar me insistim lojtarë. Ekipi i Kukësit është projektuar për të dalë kampion.Unë them që klubi, po qe se ka ndonjë ofertë të mirë, për çdo lojtar, klubi duhet ta mendojë. Është një situatë e vështirë.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com