Thellimi i krizës te Skënderbeu, presioni i ultrasve korçarë nuk “pi ujë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 14:59

Thellimi i krizës te Skënderbeu, presioni i ultrasve korçarë nuk “pi ujë”

Skuadra e Skënderbeut u “shtang” të enjten në stërvitje nga një grup ultrasish korçarë. Pjesëtarë të tifogrupit “Ujqërit e Dëborës”, kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar lojtarëve të respektojnë fanellën e ekipit duke pasur parasysh situatën e keqe dhe patën kërkuar kthesën te ndeshja me Kukësin.

zGURO

Përfundimi tregoi edhe njëherë se presioni i tifozëve nuk “piu ujë”, pasi situata, në vend që të rregullohej, është agravuar edhe më shumë. Ekipi u shkërmoq, trajneri u largua, kështu që presioni i tifozëve vetëm sa e thelloi krizën e skuadrës e cila ka nevojë për mbështetje dhe jo ultimatume.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"