Teuta si “mace e zezë” për Vllazninë, ters janë edhe prozhektorët për shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 16:54

Teuta si “mace e zezë” për Vllazninë, ters janë edhe prozhektorët për shkodranët

Janë të shumtë supersticiozët që do të kërkojnë që të thyejnë edhe tersin që ka zaptuar Vllazninë kur ajo i luan takimet nën dritën e prozhektorëve. Kuqeblutë nuk kanë pasur fat kur kanë luajtur në Shkodër me drita.

Vllaznia-Teuta-dyluftim-653x380

Madje, duhet thënë se pikërisht në inaugurimin e para shumë viteve të prozhektorëve të stadiumit “Loro Boriçi”, ka qenë pikërisht ekipi i Teutës që i ka shkaktuar humbjen Vllaznisë. Edhe vetë skuadra e Teutës është si një “mace e zezë” për Vllazninë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"