Teuta nis përgatitjet për ndeshjen me Laçin në kampionat, zbardhen kritikat e Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 10:28

Teuta nis përgatitjet për ndeshjen me Laçin në kampionat, zbardhen kritikat e Edi Martinit

Durrsakët kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Laçit. Lojtarët e drejtuar nga trajneri Martini kanë zbritur paradite në fushë ku kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. Në kampin durrsak të gjithë janë të bindur se në këtë ndeshje do të arrijnë të marrin trepikëshin për t’u rikthyer te fitoret.ed-martini

Trajneri Martini e ka pothuajse të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtime të vogla. Ndeshja do të luhet të shtunën dhe do t’i shërbejë trajnerit për të rregulluar ato probleme që ekipi shfaqi në takimin ndaj Flamurtarit.

STËRVITJA – Pas pushimit të së hënës, Teuta ka rifilluar nga puna. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka startuar zyrtarisht edhe java antiLaçi. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një humbjeje dhe ecuri jo dhe shumë të mirë.

Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit besojnë se do t’ia dalin. Ajo që ra dje në sy ishte se repartet punuan të veçuara. Mesfusha dhe sulmi janë sektorët që po marrin vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë.

ANALIZA – Edi Martini ka kritikuar skuadrën e tij për sfidën e barazuar me Flamurtarin. Ai ka mbajtur një fjalim para ekipit në nisje të stërvitjes gjatë ditës së martë. “Djem, ndaj Flamurtarit ishte një barazim që djeg, pasi erdhi në momentin tonë më të mirë.Teuta4563

Gabimet duhen, që të rritesh dhe të rifillosh. Të dielën ishte një ndeshje e rëndësishme që duhej të fitohej. Fitorja për ne ishte shumë e rëndësishme, sepse do ishim shumë afër tri vendeve të para. Unë besoj se të gjithë ju, i keni të gjitha mundësitë që të shkojmë në Laç e të fitojmë dhe të kthehemi tek ecuria pozitive”, ishin fjalët e Martinit para ekipit.

HEBAJ – Rubin Hebaj pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë në përballjen me Laçin. Lojtari është drejt rikuperimit të plotë nga dëmtimi në kofsh, i cili nuk e lejoi të ishte në fushë si ndaj Flamurtarit. Në pjesën tjetër të skuadrës fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të teknikut Martini.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"