Teuta luan për gjithçka, Martini përgatit “kurthin” kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 11:46

Teuta luan për gjithçka, Martini përgatit “kurthin” kundër Vllaznisë

Teuta mbyll përgatitjet në Durrës nen drejtimin e trajnerit Edi Martini për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë.

TEUTA

Skuadra durrsake ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të duelit në “Loro Boriçi”, ku lajmi më i mirë vijon të jetë ana shëndetësore e ekipit. Brenda 21-lojtarëve të grumbulluar do të dalë edhe formacioni i mundshëm anti-Vllaznia. Me dyshime për formacion është edhe Beqajn në pikëpyetje për transfertën e të shtunës në “Loro Boriçi”. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ndryshojë nga ndeshja e fundit përballë Skënderbeut.

RENDITJA – Me rezultatet e fundit Teuta ka fituar goxha terren ku është ngritur në renditje. Për skuadrën bregdetare është asisti që nuk e shpërdoruan, pasi një javë më parë arritën të përfitonin nga ndalesa e rivalëve, duke fituar ndaj Skënderbuet. Dhe kjo e shtunë ndoshta i shërben dhe një barazim i rivalëve. Teutës i mungojnë pikët me rivalët direkt dhe në një kampionat me 4 faza, ku përballjet me secilin prej tyre janë të shpeshta, janë ato pikët vendimtare që vendosin në një “luftë” të ashpër për zonën e ftohtë të klasifikimit. Pretendente për të lënë vendin e 9-të, Teuta duhet ndoshta të gjejnë më shumë guxim në fushën e lojës në mënyrë që rezultatet t’u përgjigjen ambicieve. Në krahasim me rivalët që renditen më lart në tabelë, skuadra e drejtuar nga Edi Martini është ajo që numëron më pak fitore deri në këtë moment të kampionatit. Ndër to në përballjet direkte spikat në fund ajo ndaj Skënderbeut.

MESFUSHA – Mesfusha është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Martini pret me ngulm që skuadra të vijojë rezultatet e javëve të fundit, por pse jo të rikthehet edhe te fitoret radhazi. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me lojë me top dhe me konkretizim para portës. Në seancën e djeshme stërvitore grupi ishte i plot dhe nuk pati asnjë mungesë. Gjendja e futbollistëve është mjaft stabël, ku ata po vijojnë me ritëm të lart stërvitjet. Gjithashtu, harmonia brenda ekipit dhe atmosfera është mjaft pozitive. Duhet të jetë dita e Teutës për t’u vijuar me rezultatet pozitive. Kundër Vllaznisë, vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që garon për një vend në mes më të mirëve. Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht. Në takimin e së shtunës ekipi nuk do jetë plotë, duke mos i dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë, por tri pikët janë objektivi i vetëm.

YTRYHUTU

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"