Teuta i dorëzon vendin e tretë Partizanit, Martini: Po çalon i gjithë ekipi, mbaj përgjegjësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2020 | 19:23

Teuta i dorëzon vendin e tretë Partizanit, Martini: Po çalon i gjithë ekipi, mbaj përgjegjësi

Trajneri i Teutës Edi Martini pranoi se skuadra e tij ka probleme në lojë duke marrë shkas nga barazimi i papritur me Luftëtarin 1-1 në minutat e fundit të lojës në javën e 21-ë të kampionatit.

Edi-Martini

Për “Supersport’, tekniku shkodran u shpreh se ekipi duhet të kishte shënuar më herët dhe golin e dytë, ndërsa mori përsipër përgjegjësitë për lënien e dy pikëve, të cilat do ta rendisnin pas kësaj jave në vendin e tretë.

“Analiza e ndeshjes me Luftëtarin – Duhet ta nisnim ndeshje para kohe, mund të shkonim 2-0. E dinim që do ishte e vështirë. Këto ekipe si Luftëtari nuk kanë probleme rezultatin, ndryshe nga ne. Kemi punuar gjatë javës në aspektin psikologjik, këtë ndeshje duhej ta fitonim. Me ndeshjen e zhvilluar duhej të kishim shënuar më shpejt. Luftëtari bëri një ndeshje të mirë. Jam i zhgënjyes se lamë 2 pikë. Pasojat vijnë më pas. Urojmë të mos i kemi. Vijmë pas ndeshjes me Tiranën, sot duhej të fitonim, duhet të jemi më të saktë.

Skuadra neglizhoi Luftëtarin – Ndeshja me Tiranën s’duhej ta diskutonim hubmjen. S’duhet të merremi me arbitrin.

Pak topa për sulmuesin e ri Gulibali – Është një lojtar që vrapon shumë për topat pas shpinë. Do kohën e vet të përshtatet, nuk është shkrirë me ekipin. Natyrisht na del për detyrë që duhet ta shërbejmë më tepër.

Vështirësia për të gjetur golin – Është komplet ekipi në vështirësi, jo vetëm sulmi. Na vuri në vështirësi Luftëtari në mesfushë.ë Këtu marr përgjegjësitë e mia”, përfundoi tekniku i Teutës Edi Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"