Teuta huazon sulmuesin e Tiranës për Champions, Martini ka luksin të zgjedhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2021 | 17:14

Teuta huazon sulmuesin e Tiranës për Champions, Martini ka luksin të zgjedhë

Teuta merr në huazim nga Tirana për ndeshjet e Ligës së Kampioneve sulmuesin Taulant Seferi.

SEFERI

Burime të sigurta pranë dy klubeve tregojnë për “Panorama Sport” se drejtuesit kanë arritur një marrëveshje mes tyre që sulmuesi i Kombëtares të ndihmojë Teutën në aventurën Champions.

Afrimi i tij te durrsakët e blindon sulmin e kampionëve, që më 7 korrik do të luajë ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspolit në stadiumin “Niko Dovana” ora 19:00.

Aktualisht në repartin e sulmit janë edhe emra me peshë si Dejvi Bregu, Lorenco Vila, Blerim Krasniqi, si dhe i afruari së fundmi maqedonasi Pepi Gjeorgev. Pa harruar këtu edhe të rinjtë si Ildi Gruda dhe Dejvid Kapllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"