Teuta “fluturon” në fazën e tretë, Martini pret një sforco

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:41

Teuta “fluturon” në fazën e tretë, Martini pret një sforco

Edi Martini dhe Teuta janë një “binom” perfekt, duken të bërë për njëri-tjetrin. Shkodrani, i cili në karrierën e tij si trajner ka fituar shumë trofe, tashmë duket në rrugën e duhur edhe këtë sezon. Në të 5 aventura si drejtues me ish-kampionët e Shqipërisë, Martini ka lënë shije të mirë, pasi rezultatet me Teutën po i regjistron dhe me lojë të bukur.

martini

Nuk është rastësi që sot “djemtë e detit” shkojnë në me të sezonin me një rritje konstante në kampionat kur kujtojmë që pa kush e mendonte diçka të tillë në startin e sezonit që për Teutën ka pasur shume luhatje. Janë shifra që flasin në favor të Teutës së Martinit. Megjithatë, nuk duket rastësi kjo ecuri pasi 48-vjeçari rezulton fatsjellës për “djemtë e detit”.

Në sezonin e fundit kur Martini ishte në krye të Teutës në rolin skuadrës garonte për një vend në Europë deri në javën e fundit ku e mori ekipin në vendin e 9. Sprinti final i sezonit ishte i paharrueshëm, pasi në javë radhazi ose më saktë në fazën e tretë dhe të fundit skuadra nuk do të njihte humbje, duke regjistruar 9 fitore dhe 2 barazime.

Edhe ekipi aktual në 9 javë njeh 1 humbje duke regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime, të cilat e kanë bërë një nga ekipet më të forta të kampionatit. Duket si rastësi, por nuk është aspak kështu. Martini ka “ADN”-në e një kampioni dhe nuk është asgjë rastësi, por virtyt i punës së zhvilluar. Skuadra ka mundësinë që deri në fund të kampionatit të vendosë rekorde të reja të cilat gjithsesi nuk janë objektivat kryesorë, pasi në mendjen e Martinit dhe të drejtuesve ajo që vlen është renditja përfundimtare.

ANTI-TIRANA – Skuadra blu ka zhvilluar edhe seancën e radhës stërvitore në kuadër të duelit kundër “bardhebluve”, ku lajmi më i mirë vijon të jetë ana shëndetësore e ekipit. I gjithë grupi i lojtarëve ka qenë i plotë në dispozicion të trajnerit Martini.

Formacioni titullar do të kristalizohet ditën e sfidës, pasi dilemat janë të shumta dhe tekniku pritet të zgjedhë 11-she në duelin përballë Tiranës vetëm në momentet e fundit. Përqendrimi i futbollistëve është maksimal dhe skuadra vijon të përgatitet me intensitet të lartë. Martini e ka parë të nevojshme të motivojë ekipin, pavarësisht se në një takim të tillë nuk mund të mos interpretohet me maksimumin.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"