Teuta fiton dhe parakalon Tiranën, Laçi bie në Durrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2017 | 17:51

Teuta fiton dhe parakalon Tiranën, Laçi bie në Durrës (VIDEO)

Teuta fiton dhe i largohet akoma më tepër zonës së ftohtë të renditjes. Skuadra durrsake mposhti 2-0 në shtëpi Laçin, një rival i drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë.

Në “Niko Dovana”, dueli i javës së 27-të pati pak raste, të cilat ekipi vendas diti t’i shfrytëzonte në maksimum. Gjithçka u vendos nga dy gola “fotokopje” të njëri-tjetrit.

Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Bruno Dita kërceu mbi të gjithë duke realizuar me kokë pas një krosimi nga këndi, ndërsa pesë minuta para përfundimit të takimit të njëjtën gjë bëri qendërmbrojtësi Bojan Markoviç.

Falë këtij suksesi Teuta shkon në 31 pikë dhe fiton një pozitë në klasifikim. Skuadra e Maganit tani është e gjashta, duke zbritur Tiranën një shkallë më poshtë. Kurse Laçi mbetet i teti, në kuotën 25.

Minuta 48

Minutë pas minute

90+3′ Përfundon në “Niko Dovana”, Teuta mund Laçin 2-0.

88′ Teuta shpërdoron një rast të pastër për të thelluar epërsinë. Andi Ribaj gjen në zonë Ditën, i cili kontrollon topin dhe gjuan me një kthesë, por topi përfundon mbi tra.

87′ Edhe Magani kryen zëvendësimin e fundit. Silvester Shkalla merr vendin e Arbër Çyrbjes, i cili largohet mes duartrokitjeve të tifozëve.

85′ GOL! Dyfishon Teuta. Sërish pas një krosimi nga këndi, kësaj here është Bojan Markoviç që posht me kokë portierin laçian. Goli i parë për qendërmbrojtësin serb.

85′ Teuta krijon një rast të rrezikshëm për të dyfishuar. Autori i golit, Bruno Dita, provon me një të djathtë nga hyrja e zonës, e cila devijohet nga Selmani në goditje këndi.

83′ Misioni për skuadrën mike bëhet më i vështirë pas daljes së Shalës me karton të kuq. Mbrojtësi u ndëshkua me të verdhin e dytë për një ndërhyrje nga prapa ndaj Faisal Bangalit në mesfushë.

80′ Çdo minutë që kalon është në favor të vendasve, të cilët administrojnë avantazhin përballë një kundërshtari që e ka të vështirë të krijojë raste të rrezikshme në portën e Kastratit.

73′ Lëvizje edhe te Teuta, me Ribajn që zëvendëson Maganin.

70′ Te Teuta, qendërmbrojtësi Bojan Markoviç është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

69′ Bledar Sinella e mbyll me zëvendësimet duke hedhur në lojë Demën në vend të Qaqit.

68′ Karton i verdhë edhe për Arbër Shalën, i dyti në radhët e Laçit.

51′ Tjetër ndërrim në radhët e miqve bardhezi. Del nga loja Abraham, në vend të tij hyn Ded Bushi.

50′ Zëvendësim i detyruar për Teutën. Bledar Hodo nuk mund të vazhdojë dot lojën pas një dëmtimi të pësuar, dhe vendin e tij e merr Faisal Bangal.

46′ Laçi bën një ndërrim në pushim. Niameke lihet në stol dhe në vend të tij futet Abdurrahman Fangaj.

Pjesa 2

Pjesa e parë

45+2′ GOL! Shënon Teuta. Në aksionin e fundit të pjesës së parë Emiljano Musta kroson nga këndi dhe Bruno Dita me kokë mposht portierin Selmani. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e vendasve.

41′ Aksion i rrezikshëm i Laçit. Serxho Zhunior vertikalizon në zonë për Mensah, por portieri Kastrati del me shpejtësi dhe e zotëron topin.

33′ Vjen kartoni i parë i verdhë i ndeshjes. Harallamb Qaqi ndëshkohet për një ndërhyrje me takat lart dhe humbet ndeshjen e ardhshme ndaj Korabit.

30′ Në aksionin pasardhës, Çyrbja kroson nga këndi dhe Markoiç kërcen mbi të gjithë, megjithatë goditja me kokë e qendërmbrojtësit shtatlartë shkon mbi traun e portës.

29′ Durrsakët i afrohen sërish katërkëndëshit laçian. Hodo pason në zonë, por Qaqi gjendet në vendin dhe kohën e duhur për ta larguar rrezikun para se Magani të përfitonte.

21′ Mundësi e mirë për ekipin mik. Emanuel Mensah futet bukur në krahun e majtë dhe hedh një top në zonë për Serxho Zhuniorin, por pasimi është pak më i lartë seç duhet dhe braziliani nuk e arrin dot për ta shtyrë në rrjetë.

18′ Dy lojtarët e Laçit, Shala dhe Gjoni, përplasen kokë më kokë mes tyre dhe kanë nevojë për ndihmën e mjekëve. Fatmirësisht, asnjë problem për ta.

12′ Vendasit i afrohen zonës me një goditje dënimi. Hodo kroson në zonë, mirëpo shtatlartët e Laçit largojnë topin.

10′ Loja ka nisur e qetë dhe më tepër e përqendruar në mesfushë. Asnjë rast në portat përkatëse.

1′ Fillon ndeshja në “Niko Dovana”.

Minuta 5

Teuta 2 – 0 Laçi (Dita 45+2′, Markoviç 85′)

Teuta: Kastrati, Beqja, Markoviç, R. Hoxha, Kotobelli, Sykaj, Çyrbja (Shkalla 87′), Hodo (Bangal 50′), Dita, Musta, Magani (Ribaj 73′).
Trajner: Gugash Magani

Laçi: Selmani, Shala, Lulaj, Qaqi (Dema 69′), Jonuzi, Vucaj, Serxho, Abraham (Bushi 51′), Gjoni, Mensah, Niameke (Fangaj 46′).
Trajner: Bledar Sinella

Gjyqtar: Lorenc Jemini

KV: Markoviç / Qaqi, Shala

KK: Shala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"